UNICEF

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë)
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
Lloji i OrganizatësFonde
AkronimetUNICEF
KryetarKaterina M. Russell
StatusiAktiv
Themeluar më11 dhjetor 1946; 77 vite më parë (1946-12-11) (si Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët)
Zyrat qendroreNju Jork Siti, Nju Jork, SHBA
WebfaqjaBritania e Madhe www.unicef.org
Shqipëria https://www.unicef.org/albania/sq
Org degë eAsambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara
Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara

UNICEF, shkurtesaanglisht për Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet (sqt. nga United National International Children´s Emergency Fund). Themeluar në vitin 1946 fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës. Tani merret me mirëqenien e fëmijëve në vendet ne zhvillim. UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme. Qendra është në New York. Prania shumë aktive në Shqipëri që në 1992.[1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që prej vitit 1950 UNICEF-i është fokusuar në përkrahjen “zhvillimin e mëtejshëm” të punës së tij në më shumë se 140 shtete. Ata ofrojnë ndihmë për komunitetet në nevojë nga komunitetet lider në shërbime dhe ndërtimin e ujësjellësve dhe kanaleve të ujërave të zeza, UNICEF-i ka ndihmuar në sigurimin për miliona fëmijë të ujit të pijshëm dhe kushte normale higjieno-sanitare. Me anë të trajtimit edukativ deri tek formimi i programeve efektive shkollore, agjencia i jep mundësinë dhe lehtëson fëmijët në të gjithë botën të fitojnë arsimimin elementar nëpër shkolla.

Në mirënjohje për arritjet e tij, UNICEF-i ka marrë Çmimin Nobel të krijuar nga Alfred Bernhard Nobel në vitin 1901 në Stokholm të Suedisë nga një juri profesioniste me në krye mbretin e Suedis Adolf Gustavi i VI (King of Sweden Gustav VI Adolph) në vitin 1965 për paqen ndërkombëtare, dhe mirënjohjen e shumë qeverive dhe lider shtetesh si presidentin Amerikan, mbrtërshën e Anglis, presidentin e Francës, kancelarin e Gjermanisë, perandorin e Japonisë etj.

UNICEF-i gjithashtu siguron një varg ndihmash për fëmijët dhe familjarët e tyre të prekur nga shkatërrimet, përmbytjet, tërmetet dhe thatësirat e gjata etj.UNICEF-i punon gjërsishtë për fëmijët të prekur nga lufta dhe i lehtësojnë atyre dhimbjen e vuajtjen duke i sigurar ata nga pasojat e tmerrshme të luftës. Në Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA), UNICEF-i është pëqëndruar në punën e tij në mbrëndësi të qyteteve ku fëmijët janë rëndomë viktima të dhunës, luftimeve në grup dhe grupimeve mafioze. Kështu ai i mbron fëmijët nga sjelljet e pahijshme te te keqinjeve

Në 1990 përfaqësues prej 158 vetëve, përfshirë 71 lider shtetesh, mbikëqyrin UNICEF-in në Samitin Botërorë për Fëmijët që mbahet në qytetin e New York-ut. Samiti vepron me një plan botërorë për shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, të aprovuar në vitin 2000 në New York-ë. Këto qëllime janë : Reduktimi në masën një e treta (1/3) të numrit të fëmijëve të vdekur nga mosha 5-vjeç e poshtë (më shumë se 14 milion të vdekr në vitë që nga viti 1990), Reduktimi i fëmijëve të kequshqyer nga mosha 5-vjeçë e poshtë në një të pestën (1/5) e tyre, Krijimi i sistemeve të sjelljes së ujit të pijshëm dhe kushte më të mira sanitare në të gjthë botën dhe, (4) Sigurimin e bazës arsimore dhe edukative për këta fëmijë.

Që prej vitit 1990 UNICEF-i kulmin e tijë e ka arritur në zhvillimin e sistemit imunitar tek miliona fëmijë në të gjithë botën. Në 1996 rreth 80 % e fëmijëve në botë janë të vaksinuar, 20% më shumë se viti 1990. UNICEF-i merrë fincimet nga Kombet e Bashkuara dhe një suport nga 150 qeveri kombëtare. Disa nga vëndet të cilat mbështeten tek planet e UNICEF-it dhe ai është thelbësore për mbijetesën e këtyre fëmijëve janë : KOSOVA, Sudani, Çadi, Afganistani, Iraku, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Tanzania, Nigeria, Somalia, Haiti, Bolivia, Uganda, Ruanda, Libia, Mauritania, Eritrea, Mongolia, Uzbekistani, Guatemala, Lesoto, Mali, Bangladeshi, Sierra Leone, Liberia etj.Ai ka ndihmar edhe Shqiperine ne raste te ndryshme. [2] [3] [4] [5] [6]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "UNICEF", Dictionary.com Unbaridged, marrë më 2009-06-04 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Y. Beigbeder, New Challenges for UNICEF: Children, Women and Human Rights (p. 12), Springer, 2001, ISBN 9780230595576
  3. ^ "Fifty years for children". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2015. Marrë më 9 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "About UNICEF - FAQ". UNICEF. What does the acronym UNICEF stand for?. Marrë më 4 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ UNICEF Annual Report 2015 Arkivuar 11 tetor 2017 tek Wayback Machine. unicef.org
  6. ^ Charity Navigator Rating – United States Fund for UNICEF. Charitynavigator.org. Retrieved on 2012-03-26.