Forca Raketore Strategjike e Arabisë Saudite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forca Raketore Strategjike Mbretërore Saudite (FASMS) është dega e pestë e Forcave të Armatosura të Arabisë Saudite, përgjegjëse për vënien në punë të raketave strategjike me rreze të gjatë veprimi. FASMS-ja më parë kishte selinë e saj në një objekt komandimi nëntokësor në Riad (kryeqyteti i Arabisë Saudite).

Objekti koordinonte radarët e avancuar të Arabisë Saudite dhe sistemet e mbrojtjes ajrore "Mburoja e Paqes". Në korrik të vitit 2013, selia e re e FASMS-së dhe ndërtesat e akademisë u hapën zyrtarisht nga Princi Khalid bin Sultan bin Abdulaziz dhe komandanti aktual i FASMS-së, gjeneral-lejtenant Jarallah Alaluwayt. [1]

  1. ^ "Arabic:قوة الصواريخ الإستراتيجية الملكية السعودية - The power of the Saudi royal strategic missiles". National Kuwait. korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 3 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)