Francisco de Orellana
Francisco de Orellana (Shqiptimi spanjisht: [fɾanˈθisko ðe oɾeˈʝana]; 1511 – nëntor 1546) ishte një eksplorues dhe konkistador spanjoll. Ai përfundoi lundrimin e parë të njohur të gjithë gjatësisë së lumit Amazon, i cili fillimisht u quajt "Rio de Orellana". Ai gjithashtu themeloi qytetin e Guayaquil në atë që tani është Ekuador.
Orellana ishte shok i ngushtë ose ndoshta i afërm i Francisco Pizarro, një konkistador i Perus i lindur në Trujillo (sipas disa historianëve, ai ishte kushëriri i de Orellanës).
Orellana shërbeu në Nikaragua derisa u bashkua me ushtrinë e Pizarro në Peru në vitin 1533, ku ai mbështeti Pizarro në konfliktin e tij me Diego de Almagro (1538). Pas fitores mbi njerëzit e De Almagro, ai u emërua guvernator i La Culata dhe rivendosi qytetin e Guayaquil, themeluar më parë nga Pizarro dhe ri-popullua nga Sebastián de Belalcázar. (Gjatë luftës civile ai u bashkua me Pizarros dhe ishte gjeneral i Përgjithshëm i një force të dërguar nga Francisco Pizarro nga Lima në ndihmë të Hernando Pizarro. Ai u dha tokë në Puerto Viejo, në bregun e Ekuadorit.)
Orellana vdiq gjatë ekspeditës së dytë në Amazon nga një sëmundje tropikale në nëntor të vitit 1546.
Vende të emëruara pas Orellana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Puerto Francisco de Orellana, Ekuador[1]
- Provinca Orellana, Ekuador
- Orellana, Peru, Maynas, Loreto, Peru
- Lumi i Amazonës dikur u quajt lumi i Orellanësr[1]
Në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Udhëtimet e De Orellana shërbyen si frymëzim i pjesshëm për filmin Aguirre, Zemërimi i Perëndisë (1972). Një skenar i mëparshëm, i shkruar nga regjisori Werner Herzog, gjithashtu përfshiu me dashje De Orellana në film, por ai u la përfundimisht. Roli i De Orellanës në kërkim të El Dorado gjithashtu është pjesë e komplotit të filmit Indiana Jones dhe Mbretëria e Kafkës së Kristalit (2008).
Një nga fushatat e Age of Empires II: The Forgotten quhet El Dorado dhe ka të bëjë me kërkimin e Francisco de Orellana dhe Francisco Pizarro për të gjetur El Dorado, qytetin legjendar "Qyteti i Humbur i Arit", që mendohet të jetë i fshehur diku në pyjet tropikale të Amazonës. Fushata bazohet në eksplorimin e parë të De Orellana. Karakteri i Noland, personazh i One Piece, është i ngjajshëm me të Francisco de Orellana.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Frank Jacobs (19 qershor 2012). "Amazonia or Bust!". The New York Times. Marrë më 20 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)