Jump to content

Gangu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gange)

Gangu (hindustan: [ˈɡəŋɡaː]) është një lumë ndërkufitar i Azisë që rrjedh përmes kombeve të Indisë dhe Bangladeshit. Lumi prej 2 525 km (1 569 mi) zbret nga Himalajet lindore në shtetin indian të Uttarakandit, dhe rrjedh në jug dhe lindje përmes fushës e Gangut të Indisë Veriore. Pas hyrjes në Bengalin Perëndimor, ai ndahet në dy lumenj: Lumi Hugli, ose Adi Ganga, rrjedh nëpër disa zona të Bengalit Perëndimor dhe në Gjirin e Bengalit pranë Ishullit Sagar. I dyti, Lumi Padma, rrjedh përmes Bangladeshit, dhe gjithashtu zbrazet në Gjirin e Bengalit. Gangu është lumi i tretë më i madh në botë nga shkarkimi.

Gangu është një nga lumenjtë më të shenjtë e Hinduizmit.[1] Është gjithashtu një litar shpëtimi për miliona indianë që jetojnë përgjatë rrjedhës së tij dhe varen nga ai për nevojat e tyre të përditshme. Është adhuruar në Hinduizëm si perëndeshë "Ganga".[2] Ai ka qenë gjithashtu i rëndësishëm historikisht, me shumë kryeqytete provinciale ose perandorakë (si: Kannauj, Kampilya, Kara, Prayag ose Allahabad, Kashi, Pataliputra ose Patna, Hajipur, Munger, Bhagalpur, Murshidabad, Baharampur, Nabadwip , Saptagram, Kolkata dhe Dhaka) të vendosura në brigjet e tij.

Gangu është shumë i ndotur. Ndotja rrezikon jo vetëm njerëzit, por edhe më shumë se 140 lloje peshqish, 90 lloje ujëtokësorësh dhe delfinët.[3] Nivelet e baktereve koliform fekal nga mbetjet njerëzore në ujërat e lumit pranë Varanasit janë më shumë se 100 herë më shumë se kufirit zyrtar i qeverisë indiane.[3] Plani i Veprimit Ganga, një iniciativë mjedisore për pastrimin e lumit, ka qenë një dështim i madh deri tani.[4]

  1. ^ Alter, Stephen (2001), Sacred Waters: A Pilgrimage Up the Ganga River to the Source of Hindu Culture (në anglisht), Houghton Mifflin Harcourt Trade & Reference Publishers, ISBN 978-0151005857, marrë më 30 korrik 2013
  2. ^ Bhattacharji, Sukumari; Bandyopadhyay, Ramananda (1995). Legends of Devi (në anglisht). Orient Blackswan. fq. 54. ISBN 978-8125007814. Marrë më 27 prill 2011.
  3. ^ a b Rice, Earle (2012), The Ganges River (në anglisht), Mitchell Lane Publishers, Incorporated, fq. 25–, ISBN 978-1612283685
  4. ^ "Clean Up Or Perish" Arkivuar 3 nëntor 2011 tek Wayback Machine, The Times of India, 19 March 2010