Gaspër Suma
Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter figura Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter ditëvdekje Stampa:Leter vendvdekje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter shtetësie Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund
Gaspër Suma (Shkodër, 23 mars 1897 - 14 prill 1950) ka qenë frat françeskan dhe është shenjtor i Kishës Katolike. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër i pagëzuar me emrin Hilë, i biri i Gaspër Sumës dhe Drande Shirokës, më 23 mars 1897.[2]
Shkollën e mesme e kreu tek françeskanët, kurse teologjinë në Insbruk në Austri. U shugurua meshtar më 31 korrik 1921 dhe shërbyu gjithmonë në zonat më të vështira malore: Theth, Brigje të Hotit dhe Gomsiqe.
U arrestua dhe vdiq në burgun e Shkodrës më 14 prill 1950. Eshtrat e tij pushojnë në Kishës Françeskane të Shkodrës.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Flocchini, Emilia (5 nëntor 2016). "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)" (në italisht). Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.
- ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 123–124. ISBN 99927-789-1-1.
- ^ "Martirët: Gaspër Suma". kishakatolikeshkoder.com. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2012.