Genci Nimanbegu
Genci Nimanbegu | |
---|---|
Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi | |
Në detyrë 2016–2020 | |
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi | |
Në detyrë 2013–2018 | |
Paraprirë nga | Tahir Tahiri |
Pasuar nga | Faik Nika |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 shtator 1971 Ulqin, Mali i Zi |
Partia politike | Forca e Re Demokratike |
Bashkëshortja/et | Vahida Hasanagiq Nimanbegu |
Nënshkrimi | |
Genci Nimanbegu është politikan shqiptar nga Mali i Zi.
Jeta dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Genci Nimanbegu lindi më 6 shtator 1971 në Ulqin, Jugosllavi (sot Mali i Zi). Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ulqin, ndësa arsimin e lartë e filloi në Fakultetin Ekonomik në Dubrovnik, por për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, e vazhdoi në Fakultetin Ekonomik në Podgoricë, ku dhe diplomoi.[1] Është i martuar me Vahida Hasanaga-Nimanbegun.[1]
Veprimtaria politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me një grup intelektualësh dhe patriotësh shqiptarë nga Ulqini, në vitin 2005, mori pjesë në krijimin e partisë shqiptare Forca e Re Demokratike (Forca) dhe u zgjodh nënkryetar i saj.[1] Më 30 tetot 2021, zgjidhet kryetar i partisë Forca.[2] Nimanbegu është deputet në Kuvendin e Malit të Zi që nga viti 2009.[1] Në vitet 2016–2020, ishte nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi.[3] Ai u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi në vitin 2013, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018.[4]
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ "Genci Nimanbegu zgjidhet kryetar i ri i FORCËS". Malesia.ME. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2023. Marrë më 2022-07-02.
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ boinhd. "FAIK NIKA ZGJIDHET KRYETAR I RI KKSH-së | Tv Boin". Marrë më 2022-07-02.