Gentiana (Mara) Sula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gentiana Sula
Zëvëndësministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR)
(2013 - 2016)
U lind në23 dhjetor, 1969
Kombësiashqiptare
ProfesioniKryetare e AIDSSH

Gentiana (Mara) Sula (lindur më 23 dhjetor 1969) është kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në vitet 1944-1991.[1] Sula ka shërbyer në pozicionin e Zëvëndësministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR) prej vitit 2013 deri në pranverë 2016, ku u angazhua me dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit. Ajo ka qënë aktive që prej fillimeve të shoqërise civile ne Shqipëri, dhe ka qënë pjesmarrëse në Lëvizjen Studentore të viteve 90 për demokraci.[2] Gentiana përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit në statusin e vëzhgueses, për një mandat 5-vjeçar.[3]

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gentiana kreu gjimnazin me medalje ari në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Ismail Qemali” Tiranë. Në vitin 1993 është diplomuar në degën Biologji, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, me rezultate maksimale. Në vitin 2000 fitoi titullin Master në Administrim-Biznes në ndjekje të një programi të përbashkët të Universitetit të Tiranës me atë të Nebraskës.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve 1993-1998 punoi në Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ku drejtoi sektorin e marrëdhënieve me jashtë. Gjatë periudhës 1998-2006 punoi në UNICEF me programet e mbrojtjes dhe integrimit të fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror, arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, fëmijëve që punojnë në rrugë, ato të prekur nga gjakmarrja, si dhe atë të luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Gjatë periudhës 2006-2012 punoi në Bankën Botërore për reformat arsimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Gjeorgji, dhe Uzbekistan. Është autore ose bashkautore e disa botimeve që lidhen me reformat e sistemeve arsimore të këtyre vendeve.

Në periudhën kohore 2012 – 2013 punoi me UNICEF-in dhe GIZ-in për reforma arsimore në vendet ne konflikt, ku hartoi Strategjinë Kombëtare të Arsimit te Jemenit, formuloi programin “Arsim për të Gjithë ne Jemen” mbështetur nga Partneriteti Global për Arsimin, si dhe publikoi një studim mbi mundësitë e përdorimit të teknologjisë së informacionit për arsimim në vendet në konflikt.

Puna në MMSR[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gentiana u emërua prej kryeministrit Edi Rama në vitin 2013 si Zëvëndësministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR), një mandat që e gëzoi deri në vitin 2016.Fushat e aktivitetit të saj në MMSR kanë qënë:

  • Reforma e arsimit, formimit profesional dhe punesimit duke forcuar lidhjet e arsimit me tregun e punës, organizimin e zejeve, certifikimin e aftësive, instalimin e cirakërisë moderne, transparencën e tregut të punës, punësimin rinor, punësim të denjë, dhe nxitjes së punësimit për grupet e pa- avantazhuara.
  • Reforma në drejtësinë tranzicionale që përfshin politika më të drejta për rehabilitim moral dhe financiar të ish-burgosurve politikë, krijimin e kushteve për transparencën e krimeve të diktatures duke hapur dosjet e komunizmit, si dhe gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë 1944-1991.

Në tre vitet e saj si zv.ministre e Mirëqenies Sociale, me funksionin për të trajtuar shtresën e ish-të përndjekurve, puna e saj i ka shënuar një nga rekordet më pozitive qeverisë së Edi Ramës, pikërisht për shpejtësinë dhe saktësinë e dhënies së dëmshpërblimit të kësaj shtrese.[4] Gajtë këtij mandati u përmirësua skema e dëmshpërblimit dhe u bë një masterplan për kërkimin e varreve te humbura të diktaturës. Sula drejtoi grupin e punës për hartimin e ligjit për informim mbi dokumentet e ish-sigurimit.

Puna në AIDSSH[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gentiana u votua prej parlamentit me 69 vota pro dhe 1 abstenim në pozicionin e Kryetares së AIDSSH, në nëntor 2016.[5][6] Gjatë një interviste për Universitetin e Oxford, Gentiana u shpreh se gjatë një sondazhi të realizuar pas themelimit të AIDSSH, rreth 70% të të anketuarve ishin shprehur se kanë interes të informohen për dosjet e ish-Sigurimit.[7] Dosja e shkrimtares Musine Kokalari ishte e para dosje e lëshuar nga AIDSSH, që përkoi edhe me 100-vjetorin e lindjes së Kokalarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gentiana u shpreh se pas një rehabilitimi financiar dhe shëndetësor, ish-të dënuarit e regjimit komunist mund të kenë edhe një rehabilitim shpirtëror për vuajtjet e rënda, që pësuan nga përndjekja e diktaturës.[8][9][10]

Hapja e dosjeve, një mundësi për dinjitet dhe vetë-lustrim- shprehet Gentiana gjatë intervistës.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E ardhur nga një familje e përndjekur prej regjimit, Gentiana ka kontribuar aktivisht për çështje të drejtësisë tranzicionale në Shqipëri. "Nuk marr përsipër t’i përfaqësoj, pasi vuajtjet që kanë kaluar shumë prej tyre janë të tmerrshme, por më bën të jem pranë tyre, t’i kuptoj” u shpreh Sula gjatë një interviste për portalin 27.al.[11] Ajo është bashkëshortja e Gentjan Sulës si dhe nënë e tre fëmijëve.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.voal.ch/nbc-news-per-dosjet-e-regjimit-komunist-ne-shqiperi-nga-frank-shkreli/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2018. Marrë më 26 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2018. Marrë më 26 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ https://www.cna.al/2016/11/19/profil-kush-eshte-gentiana-sula-gruaja-qe-ka-ne-dore-dosjet-e-ish-sigurimit/
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2019. Marrë më 26 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ https://www.voal.ch/kuvendi-i-republikes-se-shqiperise-miraton-komisionin-per-hapjen-e-dosjeve-nga-frank-shkreli/
  7. ^ https://www.law.ox.ac.uk/role-archives-transitional-justice/gentiana-sula
  8. ^ https://www.voal.ch/intervista-genta-sula-hapja-e-dosjeve-nje-mundesi-per-dinjitet-dhe-vete-lustrim/
  9. ^ https://www.voal.ch/gentiana-sula-hapja-e-dosjeve-te-komunizmit-mund-te-sjelle-edhe-trazira-ne-shoqeri/
  10. ^ https://www.botasot.info/shqiperia/613802/flet-gentiana-sula-cfare-ndodh-me-hapjen-e-dosjeve-te-ish-regjimit/
  11. ^ http://27.al/gentiana-sula-sa-dosje-te-komunizmit-te-hapen-dhe-sa-jane-zhdukur/