Gjorge Ivanov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga George Ivanov)
Gjorge Ivanov
Ѓорге Иванов
Presidenti i 4-të i Republikës së Maqedonisë
Në detyrë
12 Maj 2009 – 12 Maj 2019
Paraprirë ngaBranko Crvenkovski
Pasuar ngaStevo Pendarovski
Të dhëna vetjake
U lind më2 Maj 1960
Vallandovë, Republika Socialiste e Maqedonisë (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë)
Bashkëshortja/etMaja Ivanova
ArsimimiUniversiteti i Shkupit
Nënshkrimi

Gjorge Ivanovi (maqedonisht: Ѓорге Иванов Gjorge Ivanov – i lindur më 2 Maj 1960) është një politikan maqedonas, i cili shërbeu si Presidenti i 4 -të i Maqedonisë së Veriut nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Jeta e hershme dhe personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Vallandovë, Gjorge Ivanov mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindjen e tij. Ai jetoi atje deri në moshën 27 vjeçare, pastaj u transferua në Shkup, i cili që nga ajo kohë ka qenë vendbanimi i tij i përhershëm.

Ivanovi është i martuar me Maja Ivanovën. Së bashku ata kanë një djalë të quajtur Ivan.