Presidenti i Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Претседател на Република Северна Македонија (Maqedonisht) | |
---|---|
Statusi | Kreu i shtetit |
Vendbanimi | Villa Vodno[1] |
Emërues | Zgjedhjet direkte |
Kohëzgjatja e detyrës | 5 vjet rinovohet një herë |
Instrumenti konstitues | Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut |
Themelimi | 16 prill 1991 |
Mbajtësi i parë | Kiro Gligorov |
Faqja zyrtare | pretsedatel.mk |
Presidenti i Maqedonisë së Veriut (Maqedonisht: Претседател на Република Северна Македонија, Pretsedatel na Republika Severna Makedonija) është kreu i shtetit i Maqedonisë së Veriut.
Institucioni i presidencës filloi pas shpalljes së pavarësisë më 8 shtator 1991. Presidenti i parë ishte Kiro Gligorov, presidenti më i vjetër në botë deri në dorëheqjen e tij në vitin 1999. Presidenca është kryesisht një post ceremonial dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut është figura kryesore politike e vendit dhe shefi ekzekutiv de facto.
Presidenti duhet të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut, të jetë mbi 40 vjeç dhe të ketë jetuar në Maqedoninë e Veriut për të paktën dhjetë nga pesëmbëdhjetë vitet e mëparshme para zgjedhjeve.[2]
Presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjidhet duke përdorur një sistem të modifikuar dy raundesh; një kandidat mund të zgjidhet vetëm në raundin e parë të votimit nëse ata marrin ekuivalentin e mbi 50% të votave nga të gjithë votuesit e regjistruar.[3] Në raundin e dytë, pjesëmarrja e votuesve duhet të jetë së paku 40% që rezultati të konsiderohet i vlefshëm.[4]
- Lista e presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe mandati i tyre.
Emri | Filloi | Mbaroi | Partia | |
1 | Kiro Gligorov | 18 shtator, 1991 | 4 tetor, 1995 | Pa parti |
Stojan Andov [5] | 4 tetor, 1995 | 17 nëntor 1995 | Partia Liberale | |
1 | Kiro Gligorov | 17 nëntor 1995 | 19 nëntor, 1999 | Pa parti |
Savo Klimovski [6] | 19 nëntor, 1999 | 15 dhjetor, 1999 | Alternativa Demokratike | |
2 | Boris Trajkovski | 15 dhjetor, 1999 | 26 shkurt, 2004 | VMRO-DPMNE |
Ljupčo Jordanovski[7] | 26 shkurt, 2004 | 12 maj, 2004 | SDSM | |
3 | Branko Crvenkovski | 12 maj, 2004 | 12 maj, 2009 | SDSM |
4 | Gjorge Ivanov | 12 maj, 2009 | 12 maj, 2019 | VMRO-DPMNE |
5 | Stevo Pendarovski | 12 maj, 2019 | 12 maj 2024 | SDSM |
6 | Gordana Siljanovska-Davkova | 12 maj 2024 | vazhdon | VMRO-DPMNE |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "www.dnevnik.com.mk" (në maqedonisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011.
- ^ Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut Neni 80
- ^ Polls Open in Macedonia Presidential Elections Balkan Insight, 13 prill 2014
- ^ Kushtetuta e Maqedonisë Amandamenti XXXI
- ^ Për shkak të atentatit ndaj kryetarit Kiro Gligorov postin e tij e mori Stojan Andov si zëvendësues gjast kohës së shërimit.
- ^ Pjesmarrje në kryerjen e detyrave të kryetarit të vendit në kohën e zgjedhjes së kryetarit të ri.
- ^ Kyerja e postit të kryetarit të vendit pas aksidentit në të cilin humbi jetën kryetari Trajkovski dhe një pjesë e kabinetit të tijë.