Gjeografia e Somalisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjeografia e Shteteve - Somalia)

Gjeografia e Somalisë

E T I O P I A
KENIA
Gjiri i Adenit
OQEANI INDIAN
Ekuatori
redaktoni hartën

Somalia ndodhet në Afrikën lindore me dalje në gjirin e Aden-ës (Oqeanin Atlantik), në lindje të Etiopisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Somalisë 637.657 km2 (22 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria)prej së cilës 10.320 km2 janë ujë. Somalia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 ‘‘‘V’’’, 49 00 ‘‘‘L’’’.

Somalia ka një vijë bregdetare 3.025 km të gjatë dhe vijë kufitare 2.340 km që e ndanë atë nga : Xhibuti 58 km, Etiopia 1.600 km dhe Kenia 682 km.

Klima në Somali kryesisht dominon klima shkretinore. Nga dhjetori deri në shkurt në pjesën verilindore "monsune", temperatura mesatare në veri dhe vapë e madhe në jug ndërsa nga maji deri në tetor në pjesën jugperëndimore manë "monsuni", në pjesën veriore vapë e madhe dhe në jug po ashtu vapë po më e butë me reshje shiu të parregullta dhe me lashti në mes të "mosumeve".

Relievi i Somalisë kryesisht i ulët dhe i rrafshët që ngadal formojnë rrafshnaltën e gjerë që përmbyllet me malet në veri. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.416 metrave në Shimbiris (ang. : Shimbiris), në pjesën veri-lindore të vendit.

Si pasurit natyrore të Somalisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Urani (U) dhe rezerva të mëdha të pa eksploruar Hekuri (Fe), Kallai (Sn), Gipsi, Boksiti, Bakri (Cu), Kripa, Gazi natyrorë dhe disa rezerva Nafte. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1,67 % e sipërfaqes së vendit.