Jump to content

Goderdzi Chokheli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Goderdzi Chokheli

Goderdzi Chokheli (2 tetor 1954 – 16 nëntor 2007) ishte një romancier gjeorgjian, skenarist dhe regjisor filmi.

Goderxhi Çokeli ka lindur më 2 tetor 1954 në fshatin Çokhi të rajonit të Dushetit.Pasi mbaroi klasën e tetë në shkollën e fshatit,vazhdoi studimet në shkollën e mesme të Pasanaurit.Në vitin 1972 hyri në Universitetin Shtetëror të Teatrit dhe Filmit“Shota Rustaveli”,në fakultetin e studimeve të filmit.Në vitin 1974 kaloi në fakultetin e prodhimit të filmit dhe u diplomua në vitin 1979.Në të njëjtin vit filloi punën në kinostudio“Georgian Film”si regjisor. Nga viti 1980 është anëtar i Unionit të Filmit, ndërsa nga viti 1981 anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Që nga viti 1997, tregimet e tij të shkurtra janë botuar në revista.

Libri i tij i parë u botua në vitin 1980.Libri u vlerësua me çmimin e librit debutues më të mirë.Nga viti 1981,libri botohet në gjuhën ruse. Goderdzi Chokheli ka botuar një përmbledhje vargjesh dhe tregimesh:“Fshati me ngjyra të muzgut”,“Letra peshku”,“Më mbaj atdhe!”,“Zgjedhje në varreza”;përmbledhja me vargje: “Fati ndjekës”, përmbledhja me tregime në gjuhën italiane “Aragvi i zi” i cili u përkthye edhe në gjuhë të tjera; romanet: “Ujku” dhe “Mëkati i priftit”.

Goderdzi Chokheli ka realizuar edhe regjinë e disa filmave:“Lisi i goditur nga bubullima”,“Nëna e një vendi”.Në vitin 1982 për filmin Pashkë ai u nderua me çmimin e madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Oberhausen. [1]

  • Një Letër për Pemët e Bredhit (1980)
  • Gorge of Twilight Color (1981)
  • Human Sadness (1984)
  • Ujku, një roman (1988)
  • Letrat e Peshkut (1989)
  • Mëkati i Priftit (1990)
  • Më mbaj Atdheun (1991)
  • Jeta e një bari (1997)
  • Adgilis Deda (1976)
  • Khevsurian nga Bakhurkhevi (1980)
  • Human Sadness (1984)
  • Një Letër për Pemët e Bredhit (1986)
  • Qengji i Pashkëve (1988)
  • I huaji (1988)
  • Flamuri i Bardhë (1989)
  • Fëmijët e mëkatit (1989)
  • Ungjilli i Lukës (1998)
  • Pëllumbat e Parajsës (1997)
  • Kalorës me zinxhirë (1999)
  • Zjarri i dashurisë (2003)
  • Çmimi i madh për filmin "Pashkë", Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Oberhausen (1982)
  • “Nimfa e argjendtë” dhe çmimi i Kishës Katolike Ndërkombëtare për filmin “Fëmijët e mëkatit”, Festivali i Filmit në Monte Carlo (1991)
  • Çmimi Special në Festivalin e Filmit në Japoni (1991)
  • Çmimet për skenarin më të mirë dhe prodhimin e filmit më të mirë në Festivalin “Gold Eagle” në Tbilisi (1992)
  • Çmimi i madh në festivalin Anapa për filmin "Turtle-Doves of Paradise" (1997)
  • Çmimi për skenarin më të mirë në Festivalin Anapa për filmin "Ungjilli sipas Lukës" (1998)
  1. ^ "Goderdzi Chokheli". Georgian National Book Center. Marrë më 19 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)