Goriçan Çlirimi
Goriçan Çlirimi |
---|
Goriçan Çlirimi është një fshat në Rrethin e Beratit në Shqipëri.
Prefiksi i telefonit i këtij fshati është: 00355 36.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Goriçani ka një pozitë gjeografike mjaft të përshtatshme për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie bujqësore e blegtorale, të frutokulturës etj)! Ky fshat ka një përshtatshmëri për keto degë të ekonomisë falë tokave pjellore edhe falë pozitës së tij mjaft interesante. Goriçani përbëhet nga një pjesë prej rreth 65% kodra, pjesa tjeter është fushë, këtu fillon edhe fusha e Myzeqesë, një nga më të medhatë në Shqipëri. Ky fshat gjenden, në trekëndëshin, mund ta quajmë, që formojnë tre qytetet e mëdha të: Berati, Fieri dhe Lushnja. Në këtë fshat gjendet një Rezervuar i ndërtuar në vitet e 80-ta për t'i shërbyer komunitetit në rrethinat afer tij. Ky rezervuar ka një siperfaqe prej rreth 500 hektarë dhe furnizon disa rezervuarë të vegjël të fshatrave të kumunës Kutalli. Në fshatin e Goriçanit kalon edhe një nga lumenjtë më të medhenjë dhe më të rëndesishëm të Shqipërisë, lumi Seman.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Goriçani ka rreth 3 000 banorë (të dy Goriçanët, Goriçan Çlirim edhe Goriçan Pasha) si dhe rreth 800 familje. Popullsia eshte ndikuar nga emigrimi ne qytet dhe ne vitet e fundit edhe ne Greqi, Itali madje edhe ne Turqi. Pjesa me e madhe e banoreve jane te besimit musliman dhe pjesa tjeter ortodokse.Si pjesa me e madhe e Shqiperise, besimi eshte jopraktikant por thjesht i trasheguar.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pozita e favorshme gjeografike dhe inisiativa private e banoreve te fshatit ka bere qe te zhvillohen kultivimi i ullirit, vreshtave dhe serat me ngrohje per kultivimin e perimeve. Produktet bujqesore dhe sodomos ato te serave eksportohen sidomos ne Kosove.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si të gjithë fshatrat e kësaj komune edhe ky fshat nuk ka një shkollë të ciklit të mesëm, që do të thotë nxënësit e vazhdojnë atë në Kutalli ku edhe është shkolla e mesme e përgjithshme.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Kutalli |
---|
Goriçani · Goriçan Çlirimi · Drenovica · Kumaraku · Kutallia · Malas Bregasi · Pobrati · Protoduari · Rërëza · Samatica · Sqepuri |
redaktoni kutinë |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Beratit
- AL-gjeo-cung