Gregori I
Gregory I | |
|---|---|
| Bishop of Rome | |
Miniature of Gregory the Great writing, in a 12th-century copy of his Dialogues, British Library, London | |
| Church | Chalcedonian Christianity |
| Papacy began | 3 September 590 |
| Papacy ended | 12 March 604 |
| Predecessor | Pelagius II |
| Successor | Sabinian |
| Orders | |
| Consecration | 3 September 590 |
| Personal details | |
| Born | rr. 540 |
| Died | 12 March 604 (aged 63–64) |
| Buried | St. Peter's Basilica (1606) |
| Residence | Rome |
| Parents | Gordianus Silvia |
| Sainthood | |
| Feast day |
|
| Venerated in | |
| Canonized | 12 March 604 |
| Attributes | |
| Patronage | Musicians, singers, students, and teachers |
| Other popes named Gregory | |
Papa Gregori I ose Gregori i Madh (rr. 540 - 12 mars 604) ishte papë i kishes katolike nga 3 shtatori i vitit 590 gjer në vdekjen e tij. Ai është i njohur edhe si Gregorius Dialogus (Gregori Dialoguesi) ne kishën ortodokse për shkak të dialogëve që shkroi. Në kishën katolike është shenjt dhe doktor kishe. Mbahet mbi të gjitha si ndër papët më të rëndësishëm dhe është doktori kishtar më i ri i lashtësise së vonë latine.

Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gregori lindi në një familje të krishterë, të nderuar patricësh nga Anici në vitin 540, pas vdekjes së të atit, Gordianus, u zgjodh në moshë të re prefekt i Romës, i cili ishte nderi më i madh qytetar i asaj kohe. Përpara se të merte këtë titull, ai themeloi Urdhërin e Shën Benediktit. Nga viti 579, qe përfaqësues i Papa Pelagiusit II në Konstandinopojë, ku ai ndenjti gjashtë vjet, duke u njohur me Leandrin e Seviljes, vëllai i Isidorit të Seviljes.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gregori konsiderohet si mjeshtri i fundit, prej katër mësuesve më të mëdhenj të kishës latine, pas Ambrosit, Jeronimit dhe Agostinit. Ai mësonte një përzierje të augustianizmit dhe të katolicizmit popullor, që ishte aktual në periudhën e hershme mesjetare. Ai e çoi më përpara doktrinën e purgatorit, duke e ngritur atë nga një mendim të mundshëm në dogmë. Ai besonte se shpirtrat mund të liroheshin nga purgatori nëpërmjet sakrificës së shumicës. Gregori i Madh e mbështeste besëtytninë e asaj kohe, siç ishte nderimi i relikteve. Ai e kritikoi peshkopin e Kostandinopojës për shkak të pretendimit të tij për titullin e patriarkut të përgjithshëm.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Enciklopedia katolike Jeta e papës Shën Gregorit (ang).