Jump to content

Gurdvara Sangat Tola

Coordinates: 23°42′23″N 90°24′51″E / 23.706403°N 90.414074°E / 23.706403; 90.414074
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gurdvara Sangat Tola
গুরুদুয়ারা সঙ্গতটোলা
Pjesa e sipërme e gurdvarës
Informacion i përgjithshëm
TipiGurdvara
Stili arkitekturalArkitektura Sikiste
VendndodhjaPazari Bangla, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°42′23″N 90°24′51″E / 23.706403°N 90.414074°E / 23.706403; 90.414074
PërfundimiShekulli i XVII
Technical details
Floor count2

Gurdvara Sangat Tola është një is a tempull sikhistDhaka, kryeqyteti i Bangladeshit. Ajo gjendet në Rrugicën Sishdas nr.14, Pazari Bangla i Dhakës.

Guruja i nëntë Sikh, Tjag Bahaduri shkoi në Dhaka nga Assamishekullin e XVII duke qëndruar nga viti 1666 deri në vitin 1668. Gjatë qëndrimit, ai ndërtoi Gurdvarën Sangat Tola në Pazarin Bangla.[1] Një piktor nga oborri i guvernatorit Shaista Khan, i quajtur Ahsan, pikturoi portretin e gurusë gjatë qëndrimit të tij në këtë gurdvarë.[2]

Dera e Gurdvarës Sangat Tola

Besohet se ndërtesa më e vjetër e Sangat Tolas nuk ekziston më. Ndërtesa e tanishme dy-katëshe ka një ballkon përreth që është i dukshëm nga jashtë. Shenjat e diskut dhe shpatës janë pikturuar në mur. Përkrahë shkallëve, mund të shihet një pjesë e rrënuar e një muri të gjerë që tregon se në atë zonë të ndërtesës kishte edhe një ose më shumë dhoma të tjera. Në katin e dytë, ndodhet salla e lutjeve për besimtarët. Libri i shenjtë i sikhëve mbahet në dhomën e lutjeve.[3] Aty ruhen edhe piktura të Tjag Bahadurit.[4]

Pikturë bashkëkohëse e Guru Tegh Bahadurit nga Ahsan, rr.1668, pikturuar te Gurdvara Sangat Tola

Gjendja e tanishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli prej më shumë se 350 vjetësh tani është braktisur. Disa njerëz kanë marrë ilegalisht disa pjesë të tij. Mbulesa mbi muret e zyrës në katin përdhes nuk është më funksionale. Muret në të djathtë të shkallëve janë rrënuar që prej shumë kohësh. Kjo ndërtesë e vjetër nuk bënë pjesë në listën e monumenteve arkeologjike ose ndonjë listë tjetër mbrojtëse.[3]

Menaxhimi dhe veprimtaria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vulllnetarët e Gurdvarës Nanak Shahi kujdesen për Gurdvarën Sangat Tola. Çdo mëngjes një gronthi (një person që thotë lutje) thotë lutjet. Gjithashtu çdo të shtunë zhvillohet një kirtan (këngë që lavdëron zotin ose fenë). Pesë gurdvara në Bangladesh duke përfshirë edhe Gurdvarën Sangat Tola administrohen nga Komiteti i Menaxhimit të Gurdvarave të Bangladeshit me ndihmë të bashkërenduar nga një organizatë shërbimesh në Panxhabi, Indi, e quajtur Sampardai Kar Seba. Një organizatë fetare e Sikhizmit në Indi, "Karseba Sarhali" mundëson fonde për të menaxhuar Gurdvarat.[3]

  1. ^ Nasrin Akhter (2012). "The Sikhs". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. ^ Trilochan Singh (1967). "Preface". Guru Tegh Bahadur, Prophet and Martyr: A Biography (në anglisht). Gurdwara Parbandhak Committee.
  3. ^ a b c "অস্তিত্বের সংকটে ৩৫০ বছরের সঙ্গতটোলা গুরুদুয়ারা, প্রথম আলো". Prothom Alo (në bengalisht).
  4. ^ "মুঘল ঢাকার মন্দির মসজিদ গির্জা". Dhaka Time24 (në bengalisht).