Jump to content

Haki Blloshmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Haki Blloshmi (1904-1944) ishte konsull i Shqipërisë në Boston, SHBA, nga viti 1925 deri në vitin 1929.[1] Vdiq me 1944 i ekzekutuar si ballist nga Feti Smokthina, Misto Treska dhe Tele Baçi, dy të fundit, përkatësisht komisar dhe komandant të batalionit "Reshit Çollaku" të Mokrës.[2][3]

Lindi në Bërzeshtë në 1904. Arsimin e filloi në Korçë në vitet e luftës të parë botërore, ku dhe vazhdoi një vit liceun kombëtar të Korçës. Në 1918 Blloshmi migroi në SHBA ku vazhdoi një vit liceun anglez të Bostonit dhe dy vite gjimazin ‘Lane’ të Chicagos. Në prill te vitit 1922 u punësua si sekretar i konsullatës shqiptare të Nju Yorkut ku titullar ishte Konstandin Çekrezi. Më 1925 e deri në 1929 Hakiu ka kryer funksionin e gjerantit të konsullatës. Ne 1929 Hakiu u pushua për motive politike. Ndërkohë kishte vijuar 3 vite universitetin e Bostonit për filozofi e letërsi.[3]

Hakiu u punësua si kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme më pas si kryetar komune. Fillimisht shërbeu si kryetar i komunës në Librazhd. Në 30 shtator të vitit 1939 u emërua kryetar i komunës në Belsh dhe më vonë në komunën Gracenit.[3]

Më krijimin e partisë së ‘Ballit Kombëtar’ Hakiu u bë udhëheqësi i Librazhdit dhe Qukësit. Së bashku me Nezir Muzhaqin ai mori pjesë në mbledhjen e Mukjes dhe Tapizës. Në mars të vitit 1944 u zhvilluan luftime midis reparteve partizane dhe çetave balliste. Kështu më 7 mars 1944 në fshatin Dunicë të rrethit të Pogradecit, në luftimin e ashpër midis batalionit të IV të brigadës së I S, u kapën disa luftëtarë të Hakiut. Komunistët i bënë thirrje atij të dorëzohet për të falur forcat që kishte. Premtimi nuk u mbajt. Mbas kapjes u pushkatuan 27 vetë ku 5 ishin të familjes Blloshmi.[3]

  1. ^ Prodani, Viron. "Kush ishin 11 përfaqësuesit e Shqipërisë në SHBA nga viti 1921-1939". Nje komb. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 9 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Pihoni, Koco (1 shkurt 2011). "7 Marsi i vitit 1944, rrethimi dhe lufta e Dunicës!". Nr. 2 (145). Mokra e Re. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 9 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Blloshmi, Bedri (5 mars 2018). "Bedri Blloshmi: Haki Hajdar Blloshmi dhe masakra e Dunicës". Alb-spirit. Marrë më 9 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)