Jump to content

Halit Selfo

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Halit Selfo (2 prill 1918 - 14 gusht 1964) ishte nje perkthyes shqiptar.

U lind në një familje tregtare me tradita kulturore e atdhetare në qytetin e Gjirokastrës, i biri i Xhevdet Selfos. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vijoi Liceun Francez në qytetin e Korçës. Studimet e larta i kreu në Padova të Italisë në Universitetin Ekonomi-Biznes. Në vitet e para të çlirimit të vendit, u emërua redaktor në gazetën ushtarake “Luftëtari”. Qysh në rininë e tij u mor me përkthime nga letërsia artistike botërore.[1]

Selfo si një nga mjeshtrat e përkthimit, krahas përkthyesve të mirënjohur Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, Sotir Caci, Vedat Kokona, Spiro Çomora etj, ka dhënë një kontribut të shquar në krijimin e shkollës së përkthimit shqip.[1] Për vlerat e tij të rralla, ai u emërua redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, ku me punën e tij tërë përkushtim u cilësua “Përkthyes i talentuar i letërsisë botërore”, duke zotëruar gjuhët frëngjisht, anglisht, rusisht e italisht.[1] U emërua në ndërmarjen e botimve “Naim Frashëri” si punonjës i përhershëm, gjithashtu u bë dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Emrin e Halit Selfos, lexuesi shqiptar e ka njohur edhe më mirë në përkthimin e më shumë se 50 veprave letrare, midis të cilave: “Konti i Monte Kristos” (Alexandre Dumas); “Djemtë e rrugës Pal” - F. Molnar; “Poemë Pedagogjike” - Makarenko; “Zemra”- De Amicis; “Bijtë e kapitenit Grant” - Zhyl Vern; e mjaft romane të tjera në seri të Zhyl Vernit.[1] Ai me këto vepra kontribuoi në ngritjen e cilësisë së përkthimeve tona. Ky punëtor i fjalës shqipe krijoi një pasuri të vyer të kulturës së përkthimit, e cila përbën një fond të artë në bibliotekën shqiptare.[1]

  1. ^ a b c d e Bakalli, Beniamin (21 nëntor 2015). "Halit Selfo". VOAL. Marrë më 11 janar 2018.