Hatixheja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Hatixhe bin Huvejlid
"Nëna e Besimtarëve"
(arabisht): خديجة
Khadijah.png
U lind në
Khadījah bint Khuwaylid"

Rreth vitit 555[1]
Vdiq11 Ramazan para hixhretit 3 në kalendarin antik (interkalate) arab[2]
22 nentor 619 AD
Meke, Hexhaz, Arabia
Vendi i prehjesXhenet el-Mu'alla, Meke
Emrat e tjerëHatixhe el-Kubra
Bashkëshorte/t'Atiq ibn 'A'idh Al-Makhzumi
Abu Hala Malak ibn Nabash
Muhamedi
FëmijëHind bint ‘Atiq
‘Abdullah ibn ‘Atiq
Halah ibn Abi Halah
Hind ibn Abi Halah
Zaynab bint Abi Halah
Kasim ibn Muhamedd
Abdullah ibn Muhamed
Zejneb bint Muhamed
Rukeje bint Muhamed
Umm Kulthum bint Muhamed
Fatime bint Muhamed
Prind/ërHuvejlid ibn Asad
Fatimah bint Za'idah
Të afërmAsad ibn ‘Abdul-‘Uzza (gjyshi)
Halah bint Khuwaylid (motra)
Waraqah ibn Nawfal (kushërirë)
Amr-Ibn Asad (xhaxha)
Hatixheja

Hatixhe bint Huvejlid (arabisht: خَدِيجَة بِنْت خُوَيْلِد‎, romanizuar: Khadīja bint Khuwaylid, rreth 555 e.s.[1] – maj 620 e.s.), e njohur zakonisht si Hatixhe, ishte gruaja e parë dhe ndjekësja e parë e profetit islam Muhamed. Hatixheja ishte e bija e Huvejlid ibn Asadit, një udhëheqës i fisit Kurejsh në Mekë dhe një biznesmene e suksesshme më vete.

Hatixheja shpesh quhet nga myslimanët si "Nëna e Besimtarëve". Ajo është një nga figurat më të rëndësishme femërore në Islam. Ajo është një nga katër "zonjat e qiellit" në Islam, së bashku me vajzën e saj Fatimen, Asije dhe Merjemja.[3] Profeti Muhamed ishte i martuar në mënyrë monogame me të për 25 vjet.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjyshi i Hatixhes, Asad ibn Abd-el-Uzza ishte stërgjyshi i fiseve së Asadit nga fisi i Kurejshëve në Meke. Babai i saj, Huvejlid ibn Asad ishte tregtar. Hatixheja u bë tregtare e sukseshme. Ajo dhe Muhammedi ishin të martuar për njëzet e pesë vite. Edhe pas vdekjes së saj, Aisheja ishte xheloze që Muhammedi kishte besnikëri dhe dashuri ndaj saj. Hatixheja dhe Muhammedi kishin gjashtë fëmijë. Djali i tij i parë ishte Kasimi, i cili vdiq para se t'i mbushte dy vjetë. Pastaj ajo i'a lindi katër vajza, Zejnebi, Rukija, Umm Kulthum dhe Fatimen dhe në fund Abdullahin.

Kur u bë Muhammedi profet, Hatixheja ishte përkrahëse e tij, e ndihmonte atij. Ishte inkurajimi i saj që e ndihmonte Muhammedin në misionin e tij dhe për ta përhapur Islamin.

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hatixheja vdiq 10 vite pas profetesisë, ajo vdiq në Ramazan. Këto dhjetë vite, Muhammedi i quajti si vit i hidhërimit, poashtu xhaxhai i tij vdiq në njëjtin kohë. Thuhet se Hatixheja vdiq në moshë 65 vjet. Ajo u varros në Xhennet el-Mu'alla në Meke.

Familjarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Djemët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Abdullah ibn Atik, ndoshta vdiq në foshnjëri.
  • Hala ibn Abi Hala, ndoshta vdiq para vitit 610.
  • Hind ibn Abi Hala, vdiq pas vitit 656.
  • Kasim ibn Muhammed, vdiq para se t'i mbushte dy vjet.
  • Abd-Allah ibn Muhammed, vdiq në fëmijëri në vitin 615.

Vajzat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zejnebja, vdiq në prill 630.
  • Rukije, vdiq nga një sëmundje në vitin 624.
  • Umm Kulthum, vdiq në nëntor/dhjetor 630.
  • Fatimja, vdiq në gusht 632 pas vdekjes së Muhammedit.

Motra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Halah bint Khuwailid

Kushërirët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Abd-Allah ibn Umm-Maktum
  • Waraqah ibn Nawfal

Mendimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendimi i synnive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dijetari i synnive Jusuf ibn abd el-Barr thotë se Hatixheja i'a lindi Muhammedit (s. a. v.) katër vajza dhe nuk ka ndryshim të mendimeve për këtë.

Mendimi i shi'ave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Shi'ave, Fatimja është e vetmja vajzë e Hatixhes dhe Muhammedit.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Cheema, Waqar Akbar (4 dhjetor 2017). "The Age of Khadija at the Time of her Marriage with the Prophet: Abstract" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2019. Marrë më 15 prill 2019.
  2. ^ Sayyid Ali Ashgar Razwy. "The Birth of Muhammad and the Early Years of his Life" (në anglisht). Marrë më 7 nëntor 2017.
  3. ^ Encyclopaedia of the Quran. Leidan: Brill, 2001. Print.