Jump to content

Historia e Tiranës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Sundimtarë të tokave ku shtrihet sot Tirana në shekullin e XIV kanë qenë familja e Topiajve. Nga mesi i shekullit XIV deri më vdekjen e Skënderbeut kanë qenë pjesë e tokave Kastriote. Pas vdekjes së tij territoret e qendrës së banimit shpopullohen dhe braktisen. Gjatë kësaj kohe nuk dukej ndonjë qendër vendbanimi, por shpërndahet në disa qendra në nivel të fshatrave.

Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka rritur zhvillimin dhe numrin e popullsinë.

Shqipëria pas Luftës së Parë Botërore

Mitët e etimologjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:

  1. Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujërat nga malet përreth.
  2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të këtë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
  3. Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregtimi i bulm etrave nga barinjtë e zonave përreth.
  4. Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "kanë rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër).

Regjistrimi i tokave të këtyre fshatrave bëhet nga pushtimi otoman në vitet 1431-1432. Tirana u themelua qytet në 1614 nga Sulejman Bargjin - Pasha në fshatin Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Qendra e themeluar u mbajt nën sundimin e pasardhësve të tij, Ibrahim Bargjin Beut dhe të birit të tij Ahmet Bargjin Pashës i cili lë pas vetes katër vajza. Të katër vajzat e Ahmet Bargjin Pashës martohen me pjesëtarë të familjes së Kapllan Toptanit i cili merr në këtë mënyrë sundimin e Tiranës në vitin 1807 dhe e mbart qendrën e nën-prefekturës Krujë-Tiranë në Tiranë. Deri në këtë kohë, lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.

Pas vdekjes së Kapllan (Topia) Pashës së Krujës (1816), më 1817 sundimin e merr përkohësisht Haxhi Et'hem Bargjin - Beu (nga fisi i Bargjinëve por jo trashëgimtar).

1822 familja e Topijave merr prapë nën sundim Tiranën. Pas sundimit (1822-1837) të Abudrrahman Topisë - Beut, sundimin e Topiave në Tiranë e vazhdon i biri i tij, Ahmet Topia - Beu cili sundon deri më 1865 ku edhe merr fund sundimi i shefit të familjes sunduese. Me rritjen e rolit qytetar të parisë dhe me reformën në administratën turke të vitit 1865, krijohet vilajeti i Shkodrës (e ngjashme me qarkun e Shkodrës) dhe Sanxhaku i Durrësit në të cilën Tirana ishte nënprefekturë.

Nga viti 1913 Tirana administrohet nga kryebashkiaku vendas.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.

Në Historinë e Popullit Shqiptar, "Periudha e Pavarësisë" (28 nëntor 19127 prill 1939), në faqen 249 përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë.

Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit, hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare. Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele. Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920.<gallery>

Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Më 8 shkurt 1920, Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën si kryeqytin e përkohshëm të Shqipërisë, e cila kishte fituar pavarësinë në vitin 1912. Në vitin 1923, plani i parë rregullues i qytetit është hartuar nga arkitektë austriake. Pastaj ndërtimit në qendrës së Tiranës ishte pjesë e paketës së bashkëpunimit midis Zogut, mbretit të Shqipërisë dhe Italisë fashiste. Ahmet Zogu ishte udhëheqës i Shqipërisë nga viti 1922 deri 1939. Ai së pari shërbeu si kryeministër (1922-1924), më pas si President (1925-1928) dhe më në fund si Mbret (1928-1939). Qendra e Tiranës është projekti i Florestano di Fausto dhe Armando Brasini njohur arkitektët e periudhës Benito Musoloni në Itali.

Brasini hodhi bazat për modernizimin e rregullimin e ndërtesave ministrore në qendër të qytetit. Plani u shqyrtua nga arkitekti shqiptar Eshref Frashëri, arkitekti italian Castellani dhe arkitektët austriakë Ëeiss dhe Kohler. Ndërtesat moderne parlamentare shqiptare ka shërbyer si klub oficerësh. Në atë kohë, në shtator 1928, Zogu e Shqipërisë u kurorëzua Mbreti Zog I, Mbret i Shqiptarëve.

Arkitektura italiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitekt të njohur të periudhës së Musolinit në Itali, Florestano de Fausto dhe Armando Brasini, ishin mjeshtërat të cilët ndërtuan sheshin kryesor, e cila sot mban emrin e Kombëtar Skënderbeut Shqiptar, bulevardin e madh, ndërtesat e ministrive, bankën kombëtare, bashkinë e qytetit dhe Pallatin e Brigadave (ish-pallati mbretëror, sot Pallati presidencial). Në vitin 1939, Tirana u zaptua nga forcat fashiste emërimin e një qeverie kukull. Ndërkohë, arkitekti italian Gherardo Bosio iu kërkua të përpunonte planet e mëparshme dhe të prezantonte një projekt të ri në zonën e sotme të sheshit Nënë Tereza. Në fillim të viteve ‘40, pjesa jugore e bulevardit kryesor dhe ndërtesat përreth ishin përfunduar dhe u riemëruan me emra fashistë.

Nga viti 1944 deri më 1991, qyteti përjetoi një rënie në cilësinë arkitekturore. Filluan të ndërtoheshin masivisht komplekse apartamentesh të stilit socialist, ndërsa Sheshi Skënderbej u rindërtua me disa ndërtesa të cilat ishin shkatërruar. Për shembull, ish Pazari Vjetër i Tiranës dhe Katedralja Ortodokse u rrafshuan në tokë për ngritjen e pallatit sovjetik i quajtur Pallati i Kulturës. Ndërtesa e bashkisë të ndërtuara me stil italian u prishën dhe në vend të tyre u ndërtua Muzeu Historik Kombëtar, ndërsa struktura qe shërbente Parlamenti i Shqipërisë, gjatë monarkisë u shndërrua në teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave sot).

Pjesa veriore e bulevardit kryesor u riemërua Stalin Bulevardi dhe statuja e tij ngritur në sheshin e qytetit. Si pronësia private makina u ndalua, transport në masë përbëhej kryesisht nga biçikleta, kamionë dhe autobusë. Pas vdekjes së Hoxhës, një muze piramidale u ndërtua në kujtesën e tij nga qeveria. Tani është e njohur si Piramida, por nuk ka të bëjë me Enver Hoxhën, ajo është kthyer në Qendrën Kulturore të Tiranës.

Pjesa e veriore e bulevardit kryesor u riemërua Bulevardi Stalin dhe statuaj e tij u ngrit në qendër të qytetit. Ndërsa zotërimi i makinave u ndalua, transporti për masën përbëhej kryesisht nga biçikletat,  kamionët dhe autobuzët. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, një muze piramde u ndërtua në nder të tij nga qeveria. Tani është e njohur si Piramida, por nuk ka të bëjë më me Enver Hoxhën, ajo është kthyer qendrën kulturore të Tiranës.

Sot, Tirana është qendra e jetës politike, ekonomike dhe kulturore e vendit, me rreth 1 000 000 banorë.

Në vitet e fundit Tirana ka pësuar ndryshime thelbësore në pamjen e saj. Apartamentet e kohës së komunizimit janë lyer në ngjyra të ndezura dhe modele abstrakte nga një artist i cili ishte kryetar i bashkisë (Z.Edi Rama). Kjo nuk ishte vetëm një rregullim por një frymëzim për banorët dhe gjithashtu vizitorët. Për më tepër Tirana ka pësuar një zhvillim gjithmonë në rritje në infrastrukturën moderne duke kontribuar në pamjen metropolitane të qytetit. Tirana po ndryshon çdo ditë. Sheshi Skenderbej është restauruar së fundi, inaugurimi i të cilit u bë më 10 Qershor 2017.