Hulusi Hako
Hulusi Hako (Delvinë, 10 tetor 1930) publicist shqiptar, shumë veprues për propagandën antifetare para dhe pas Revolucionit Kulturor,[1] promotor i ateizmit shkencor. Kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 10 tetor të vitit 1930, në Delvinë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e lindjes, ndërsa atë unike në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Kreu studimet universitare në Universitetin “Lomo-nosov” në Moskë, për filozofi në vitet 1952-1958. Po ne vitin ´58, ai mbrojti diplomën me temë: “Roli reaksionar i islamizmit në Shqipëri”. Kthehet në atdhe dhe e emëruan pedagog në Universitetin e Tiranës, ku dha lëndën e materializmit dialektik.[2]
Para dhe pas Revolucionit Kulturor 1967,[1] ishte një nga propaganduesit e filozofisë ateiste dhe ndihmoi në lëvizjen e kohës kundër bestynive fetare dhe kulteve të besimit. Hulusi Hako është autor i një mori shkrimesh propagandistike antifetare dhe librash të kësaj fushe (të paprecedent edhe në botë) si: “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” botuar në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” botuar një vit më vonë. “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” që pa dritën e botimit në vitin 1969, “Gjyq Zotit”, viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojti doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986.[2]
Botime [3]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Feja e parë nën dritën e shkencës - 1962
- Akuzojmë fenë - 1968
- Katëgoroume të threskeia : Metaphrasë N. H. Gine. - 1969
- Gjygj zotit - 1972
- Mbi përvojën e luftës kundër fesë në R.P.S.SH. : Kumtesë : Konferenca kombëtare për problemet e ndërtimit socialist. Nëntor, 1979, Sesioni C. - 1979
- Ateizmi shkencor - 1983
- Paraziti shekullor i planetit : Vatikani pa maskë : material në ndihmë të lektorit - 1984
- Universiteti i blertë : 1951-2001, (bashkautor) - 2001
- Flet Xhon Lok! : mbi tolerancën në përmbajtjen dhe raportet midis politikës, ligjit, kulturës, ateizmit dhe fesë sot në botë, nën dritën e veprës së tij "Letër për tolerancën" : esse-homazh filozofit të shquar anglez, në 300 vjetorin e vdekjes - 2005
- Shteti kombëtar, aspiratë shekullore e shqiptarëve - 2010
- Ç'na mësojnë tekstet shkollore për kombin? : shënime kritike për disa tekste të lëndëve shoqërore në kuadrin e projektit të IIKSh-së - 2011
- Jo më me " Historiografi shqiptare " në optikën e autorëve serbo- sllavë : polemikë mes kolegësh - 2011
- Aspekte të identitetit kombëtar mbi idenë shqiptare "Tjetër është kombësia, tjetër feja" : konferenca vjetore, Vlorë 26-27 nëntor 2012 - 2012
- Kosova - ëndrra ime - 2012
- Anti-Zot : mbi standardet optimale të statusit të Bashkësive fetare në demokracinë moderne - 2013
- Feja në sociologji : vështrim kritik - 2014
- Eros - 2021
- Gëzuar Kinë - 2024
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 108–109. ISBN 9789928168030.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Hako, Hulusi (19 shkurt 2004). "Si i bëra "Gjyq Zotit" dhe propagandova ateizmin në Shqipëri". Panorama. 495: 12–13.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ https://www.bksh.al/search/Hulusi%20Hako/