Ibn Abidin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ibn Âbidin
U lind në
Muhammed Emin bin Omer bin Abdulaziz el-Hysejnî ed-Dëmashkî
ShtetësiaPerandoria Osmane
ProfesioniJurispodenca islame
Vepra të shquara
Redd'ul-Muhtar

Ibn Abidini ( Arabisht : ابن عابدين ; lindur më 1784, Damask - v. 5 gusht 1836, Damask) ishte një dijetar osman i fikhut(jurispodences) hanefij. Ai është i njohur për veprën e tij të quajtur Redd'ul-Muhtar.

Ai u lind në Damask në vitin 1784. Fillimisht ai studioi Kuranin, gramatikën, sintaksën dhe fikhun Shafiit nga mësuesi i tij Said el-Hamevi. Ai mësoi disa tekste të rëndësishme në lidhje me Kuranin dhe mësoi ez-Zubed në fikh. Pastaj ai mori mësim mbi hadithin dhe tefsirin dhe më pas kaloi në medhebin Hanefi. Ai u bashkua me tarikatin Kadiri dhe Nakshibendi. Tefsiristi Alusi dhe Sheikhulislami Arif Hikmet Bey morën mësim(ixhazet) prej tij.[1]

Në vitin 1820 ai kreu detyrën e Haxhit. Ai gjithashtu shërbeu si kryetar i fetvës në administratën shtetërore. Ai vdiq në Damask më 5 Gusht 1836. Varri i tij ndodhet në varrezat e Bâbüssagir.[1]

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b AHMET ÖZEL, "İBN ÂBİDÎN, Muhammed Emîn", TDV İslâm Ansiklopedisi, https://islamansiklopedisi.org.tr/ibn-abidin-muhammed-emin 2 Mart 2019 tarihinde Wayback Machine sitesinde arşivlendi. (01.03.2019).