Jump to content

Redd el-Muhtar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Redd'ul-Muhtar)

Radd al-Muhtār'ala al-Durr al-Mukhtār (arabisht: رد المحتار على الدر المختار) është një libër jurispodence mbi ligjin islam (fikh) nga dijetari i madh islam i shekullit të 18-të, Ibn Abidin, titulli i të cilit do të thotë "Të çosh të hutuarit drejt perlës së hollë".

Radd al-Muhtar është një "hashija" (një koment) mbi veprën e Alaudin el-Haskafi mbi ligjin islam, Durr al-Muhtar fi Sharh Tenwīr al-Absār. Konsiderohet referenca qendrore për fetvashkollën Hanefiteinterpretimit ligjor sunit. Studiuesit e nënkontinentit Indian shpesh i referohen Ibn Abidinit si "al-Shami" dhe këtij hashija si "el-Shamija" ose "Fetava Shami".[1] Është përkthyer në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë turqisht dhe urdu.

Duke shpjeguar frazat e ed-Dürrü'l-muḫtâr, e cila ishte shkruar në një stil shumë të përmbledhur edhe pse ishte një koment, Ibn Abidini vuri në dukje pikëpamjet e sakta, të besueshme, të dobëta dhe të kritikuara, shqyrtoi dëshmitë e dispozitave dhe u përpoq të zgjidhte disa çështje që nuk ishin te sqaruara më parë. Ndërkohë korrigjoi edhe gabimet në punimet që konsultoi si referenca. Ibn Abidini, i cili ka përfituar pothuajse nga të gjitha burimet hanefite në shkrimin e veprës, ka konsultuar edhe burimet bazë të medhhebeve të tjera.

Botimi Arab përbëhet nga tetë vëllimesh,[2] Teksti në tërësi mbulon një gamë të gjerë temash brenda ligjit islam, duke përfshirë pesë Shtyllat e Islamit, martesën, divorcin, tregtinë, xhihadin, trashëgiminë dhe aspekte të tjera të jurispodences islame.

  1. ^ "What Does a Latecomer Do? Also: About Durr al-Mukhtar, & Imam al-Haskafi (Revised)". Arkivuar nga origjinali më 15 Temmuz 2012. Marrë më 26 Ağustos 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |archive-date= (Ndihmë!)
  2. ^ Reliance of the Traveller: Classic Manual of Islamic Sacred Law. Amana Publications (revised edition). 1997. ISBN 978-0-915957-72-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)