Redd el-Muhtar
Radd al-Muhtār'ala al-Durr al-Mukhtār (arabisht: رد المحتار على الدر المختار) është një libër jurispodence mbi ligjin islam (fikh) nga dijetari i madh islam i shekullit të 18-të, Ibn Abidin, titulli i të cilit do të thotë "Të çosh të hutuarit drejt perlës së hollë".
Radd al-Muhtar është një "hashija" (një koment) mbi veprën e Alaudin el-Haskafi mbi ligjin islam, Durr al-Muhtar fi Sharh Tenwīr al-Absār. Konsiderohet referenca qendrore për fetva në shkollën Hanefite të interpretimit ligjor sunit. Studiuesit e nënkontinentit Indian shpesh i referohen Ibn Abidinit si "al-Shami" dhe këtij hashija si "el-Shamija" ose "Fetava Shami".[1] Është përkthyer në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë turqisht dhe urdu.
Duke shpjeguar frazat e ed-Dürrü'l-muḫtâr, e cila ishte shkruar në një stil shumë të përmbledhur edhe pse ishte një koment, Ibn Abidini vuri në dukje pikëpamjet e sakta, të besueshme, të dobëta dhe të kritikuara, shqyrtoi dëshmitë e dispozitave dhe u përpoq të zgjidhte disa çështje që nuk ishin te sqaruara më parë. Ndërkohë korrigjoi edhe gabimet në punimet që konsultoi si referenca. Ibn Abidini, i cili ka përfituar pothuajse nga të gjitha burimet hanefite në shkrimin e veprës, ka konsultuar edhe burimet bazë të medhhebeve të tjera.
Botimi Arab përbëhet nga tetë vëllimesh,[2] Teksti në tërësi mbulon një gamë të gjerë temash brenda ligjit islam, duke përfshirë pesë Shtyllat e Islamit, martesën, divorcin, tregtinë, xhihadin, trashëgiminë dhe aspekte të tjera të jurispodences islame.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "What Does a Latecomer Do? Also: About Durr al-Mukhtar, & Imam al-Haskafi (Revised)". Arkivuar nga origjinali më 15 Temmuz 2012. Marrë më 26 Ağustos 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|archive-date=
(Ndihmë!) - ^ Reliance of the Traveller: Classic Manual of Islamic Sacred Law. Amana Publications (revised edition). 1997. ISBN 978-0-915957-72-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)