Idlir Azizaj
Idlir Azizaj (lindur më 21 korrik 1970 në Vlorë) është një shkrimtar dhe përkthyes shqiptar, i cili jeton prej vitit 2004 në Francë. Ai njihet sidomos për përkthimin e Uliksit të Xhejms Xhoisit në shqip, për të cilin u vlerësua me "Pendën e Argjendtë" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë në vitin 2004.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Azizaj kreu studimet e para në Universitetin e Tiranës për ekonomi. Më vonë ndoqi studimet për letërsi angleze e amerikane në Concordia College të Minesotës në ShBA-të. Në vitin 2006 mori gradën "master" në filozofi në Universitetin e 8-të të Parisit, me punimin Uliksi, gramafoni që këndon heshtjen.
Vëllimi me poezi "Syri në mur" (1997) është ribotuar më 2010 në një vëllim dygjuhësh në ShBA-të nga CC Marimbo Press.
Azizaj veçanërisht është i njohur me përkthimin e Uliksit të Xhejms Xhoisit, për të cilin ka marrë dhe "Pendën e Argjendtë" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë në vitin 2004. Më 2011 ka marrë çmimin "Penda e Artë" nga fondacioni Mehr Licht! për esenë më të mirë të vitit.
Azizaj është njohur në shtypin letrar për romanet e tij me temë nga shoqëria e sotme dhe për stilin e veçantë në prozë. Poezitë dhe dramat e tij janë vënë disa herë në skenë në Austri, Francë e Kosovë.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përkthimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dublinasit e Xhejms Xhoisit. Apollonia, Tiranë 1998. ISBN 9789992761861.
- Tri novela e Samuel Beketit. Onufri, Tiranë 1998.
- Kaddish e Alen Ginsbergut. Logoreci, Tiranë 2000.
- Balkan hotel e Bashkim Hoxhës. Teuta, Durrës 2002.
- Drejt trupit pa organe e William Seward Burroughs. Logoreci, Tiranë 2002.
- Uliksi i Xhejms Xhoisit. Zenit, Tiranë 2003.
- Dashuria e parë e Samuel Beketit. Zenit, Tiranë 2005.
- Giacomo Joyce e Xhejms Xhoisit. Logoreci, Tiranë 2005.
- Të Nëndheshmit e Xhek Keruakut. Logoreci, Tiranë 2006. ISBN 9789928439512.
- Van Gogh, i vetëvrari i shoqërisë i Antonin Artodit. Zenit, Tiranë 2013.
- Kopisti Bartëlbi i Herman Melvilit. Onufri, Tiranë 2015.
- Lundrimi drejt Bizantit i Uilliam Batler Jijcit. Aleph, Tiranë 2017. ISBN 9789928439512
- A Mother's Blessing e Jusuf Gërvallës. Swimming with Elephants Publications, 2018. ISBN 9780999892985.
Romanet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Syri në mur. Afërdita, Tiranë 1998.
- (Pa titull). Afërdita, Tiranë 1999.
- Katër, ose një film i fundit mbi komunizmin tonë. Zenit, Tiranë 2008. ISBN 9789995671716.
- Mandakall, ose një vrimë që hapet në realitet zor s'e mbyllet. Zenit, Tiranë 2009. ISBN 9789995671761.
- Ti doje të shkruaje një fugë. Zenit, Tiranë 2009. ISBN 9789995678777.
- Terxhuman. Zenit, Tiranë, 2010. ISBN 9789928400529.
- Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur. Zenit, Tiranë 2011. ISBN 9789928400598.
- Don Kanuni, ose ngadalë gjakësi dremit në pritë. Zenit, Tiranë, 2012. ISBN 9789928113115.
- Shekspirotët. Botimet Toena, Tiranë 2016. ISBN 9789928205308.
- Armiku i popullit pa emër. Pika Pa Sipërfaqe, Tiranë 2017. ISBN 9789928185488.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2004: Penda e Argjendtë nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë për përkthimin në shqip e romanit Uliksi
- 2011: Penda e Artë nga fondacioni Mehr Licht! për esenë Ekentriku shqiptar ose pamundësia jonë politike për t'u tërhequr
- 2016: Vepra më e mirë e vitit të Letërsisë Shqipe nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë për novelën dramaturgjike Shekspirotët
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://bukinist.al/sq/1918_idlir-azizi
- https://www.kultplus.com/?s=idlir+azizaj
- https://peizazhe.com/2017/02/24/gazetarja-e-kultures-vetevritet/
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://bukinist.al/sq/drame/4319-ti-doje-te-shkruaje-nje-fuge-pasuar-nga-e-h.html Arkivuar 25 tetor 2019 tek Wayback Machine
- https://bukinist.al/sq/motivim-vetedije/4318-mandakall-ose-nje-vrime-qe-hapet-ne-realitet-zor-s-e-mbyllet.html Arkivuar 25 tetor 2019 tek Wayback Machine
- https://bukinist.al/sq/psikologjik/4317-kater-ose-nje-film-i-fundit-mbi-komunizmin-tone.html Arkivuar 25 tetor 2019 tek Wayback Machine
- https://bukinist.al/sq/sage-histori/6396-armiku-i-popullit-pa-emer.html
- https://bukinist.al/sq/poezi/6528-lundrimi-drejt-bizantit.html?search_query=idlir+azizaj&results=1 Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
- https://www.koha.net/kulture/61930/shekspirotet-e-idlir-azizaj-shpallet-vepra-me-e-mire-e-vitit-e-letersise-shqipe/
- https://www.worldcat.org/title/terxhuman-roman/oclc/705976367&referer=brief_results
- https://www.worldcat.org/title/don-kanuni-ose-ngadale-gjaksi-fillon-dremit-ne-prite-roman/oclc/818328020?referer=di&ht=edition
- https://issuu.com/gazetamapo/docs/mapo_3_korrik_e_plote
- https://www.worldcat.org/title/gazetarja-e-kultures-vetvritet-shpirti-i-saj-ne-drejtim-te-paditur-roman/oclc/826863774
- http://www.ikub.al/KULTURE/17/12/07/Ministria-e-Kultures-shpall-fituesit-per-cmimet-Kombetare-te-Letersise-0173.aspx Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
- https://www.worldcat.org/title/dublinasit-tregime/oclc/479757595
- http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Azizi,+Idlir&LIMIT=50