Jump to content

Igor Simiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Igor Simić)
Igor Simiq

Igor Simiq (serbisht: Игор Симић / Igor Simić; l. 1986Titova Mitrovica, KSA e Kosovës) deputet serb i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës me selinë e përkohshme në Mitrovicën e Veriut për Asociacionin e Komunave Serbe. Para se të hynte në Listën Serbe, dhe Partia Progresive Serbe në vitin 2016, ai ishte anëtar i SDP i cili u drejtua nga Oliver Ivanoviq.

Në nëntor 2019, Simiq tha që Serbia vazhdon të financojë struktura paralele, duke thënë se shteti serb siguron paga për 40 mijë qytetarë serbë në Kosovë dhe ai denoncoi pretendimet se Kosova e Veriut është më e rrezikshme se pjesët e tjera të Kosovës. Ai gjithashtu tha se të rinjtë nuk po largohen nga Kosova për shkak të Listës Serbe, por për shkak të klasës politike kosovare.