Jump to content

Veriu i Mitrovicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mitrovica Veriore)
Mitrovica e Veriut
Северна Митровица
Pamje e Mitrovicës Veriore; Kalaja e Zveçanit në mal në të majtë, dhe Miniera e Trepçës në të djathtë.
Pamje e Mitrovicës Veriore; Kalaja e Zveçanit në mal në të majtë, dhe Miniera e Trepçës në të djathtë.
Official logo of Mitrovica e Veriut
Vendndodhja e komunës së Mitrovicës Veriore në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Mitrovicës Veriore në Kosovë
Koordinatat: 42°53′N 20°52′E / 42.883°N 20.867°E / 42.883; 20.867
ShtetiKosova Kosova
RajoniMitrovica
Vendbanime1
Themelimi2013
Qeveria
 • KryetariErden Atiq (Lëvizja Vetëvendosje)
Sipërfaqja
 • Gjithsej11 km2 (4 sq mi)
Lartësia mbidetare
515 m (1.690 ft)
Popullsia
 • Përafërsisht 
(2015)
29.460
 • Dendësia2.678/km2 (694/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
40000
Prefiksi+383 28
Targa e automjeteve02
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/mitroviceeveriut

Veriu i Mitrovicës ose Mitrovica e Veriut (Serbisht: Северна Митровица, Severna Mitrovica) është një qytezë dhe komunë që gjendet në rajonin e MitrovicësKosovë. Që nga viti 2015, ajo ka një popullsi prej 29,460 banorë. Përfshin një sipërfaqe prej 11 km2.

Veriu i Mitrovicës është pjesë e Veriut të Kosovës, një rajon me shumicë etnike serbe që funksionon kryesisht në mënyrë autonome nga pjesa tjetër e Kosovës me shumicë etnike shqiptare. Komuna është themeluar në vitin 2013 pas krizës në Veri të Kosovës,[2][3] më parë ishte vendbanim i qytetit të Mitrovicës, i ndarë nga lumi Ibër.

Pas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, komuna është planifikuar të jetë qendër administrative e Asociacionit të Komunave Serbe.[4]

Pjesa veriore e Mitrovicës (dikur "Mitrovica e Kosovës") zakonisht quhej "Mitrovica e Veriut të Kosovës" (serbisht: Северна Косовска Митровица/Severna Kosovska Mitrovica), megjithatë, deri vonë, pjesa veriore përmendet si thjeshtë Mitrovica e Veriut (serbisht: Северна Митровица/Severna Mitrovica).

Qyteti ishte zyrtarisht pjesë e Mitrovicës, deri në ndarjen e saj zyrtare në vitin 2013. Ndarja erdhi si rezultat i krizës së veriut të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia në shkurt 2008. Komuna u njoh nga Qeveria e Kosovës në vitin 2013 para zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Qyteti shërbeu si kryeqytet de facto i rajonit të Veriut të Kosovës, i cili refuzoi të punonte me institucionet e Republikës së Kosovës. Prandaj, serbët vendas formuan Kuvendin e Asociacionit të Komunave Serbe, të mbështetur vetëm nga Serbia.

Megjithatë, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 pas krizës në Veri të Kosovës, ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, Serbia e hoqi zyrtarisht mbështetjen e saj për kuvendin, duke rënë dakord për të krijuar një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kuvendi i tij nuk do të ketë autoritet legjislativ dhe autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe do të funksionojë brenda kornizës ligjoreKosovës.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka 19 deputetë, njëri prej të cilëve kryetar. Aktualisht janë 17 këshilltarë aktivë.

Sipas vlerësimeve të vitit 2011 të Qeverisë së Kosovës, Mitrovica e Veriut ka 3.393 ekonomi familjare dhe 12.326 banorë.

Në vitin 2015, sipas një raporti të OSBE-së, popullsia e Komunës së Mitrovicës së Veriut është 29.460 banorë.

Shumica e komunës së Mitrovicës së Veriut përbëhet nga serbët e Kosovës me më shumë se 22,530 banorë (76.4%). Gjithashtu, në komunë jetojnë 4900 (16.6%) shqiptarë të Kosovës dhe 2000 të tjerë.

Përbërja etnike e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke përfshirë PZHBV-të:

Grupi Etnik Parashikimi i 2015
Serbë 22.530
Shqiptarë 4.900
Boshnjakë 1.000
Goranë 580
Turq 210
Romë 200
Ashkali 40
Të Tjerë -
Gjithsej 29.460

Kultura dhe Arsimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mitrovica e Veriut aktualisht përfaqëson qendrat më të rëndësishme politike, kulturore, arsimore dhe shëndetësore për serbët në Kosovë. Është zona më e madhe urbane në Kosovë ku serbët përbëjnë shumicën etnike. Universiteti i Prishtinës ndodhet në këtë zonë, i cili është zhvendosur nga PrishtinaMitrovicë gjatë Luftës së Kosovës. Në vitin 2013, pas zgjedhjeve të nëntorit në Kosovë, Mitrovica e Veriut zyrtarisht u bë komunë e veçantë.

FK Trepça Veri dhe Rudar Mitrovica janë klube futbolli që gjenden në këtë pjesë të qytetit. Aktualisht FK Trepça luan në Ligën Serbe të nivelit të katërt Zone Morava ndërsa FK Rudar Mitrovica luan në Ligën e Parë të Futbollit të nivelit të pestë të Veriut të Kosovës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=94985
  2. ^ "2013 Elections in Kosovo: North Mitrovica, a separate municipality" (në anglisht). KQZ-Ks. Arkivuar nga origjinali më 2015-01-08. Marrë më 2015-01-08.
  3. ^ "2013 Kosovo Elections (Page 38): North Mitrovica" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2015-01-09. Marrë më 2015-01-08.
  4. ^ "North Mitrovica", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-26, marrë më 2022-12-28