Bashkësia e Komunave Serbe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Shoqërimit i Komunave
Ndarja administrative e Shoqërimit brenda Kosovës
Logoja e Shoqërimit

Shoqërimi i Komunave Serbe gjithashtu Asociacioni i Komunave Serbe (serbisht: Заједница српских општина Zajednica srpskih opština)[1] është shoqërim vetëqeverisje i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Propozimi i shoqërimit erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit e nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Shoqërimi pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por shtyhet pafundësisht për konfliktet rreth shkallës së kompetencave.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të Luftës së Kosovë më 1998-99, misioni i OKB-së UNMIK u themelua nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, morrën nën kontrollë Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Në territorin e Kosovës ishin 194.190 serb të Kosovës sipas regjistrimit më të fundit më 1991. Gjatë dhe pas luftës, shumica u bënë refugjatë dhe u zhvendosën brenda vendit, thuhet se 1/3-ta e tyre emigruan në Serbinë Qendrore.

Në shkurt të vitit 2003, Shoqërimi i Komunave dhe Vendbanimeve Serbe të Kosovës dhe Metohisë u themelua me seli në Mitrovicë, si një shoqërim e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo u konsiderua e paligjshëm nga Qeveria e Kosovës, pasi ushtroj autoritet legjislative dhe ekzekutive përmes Kuvendit mbi territorin e Kosovës (kryesisht në Kosovën e Veriut).

Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli në një mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj. Serbia ende vazhdon të mëtoj si pjesë e territorit të saj.

Marrëveshja e Brukselit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, shoqërimi i ri i Komunave Serbe dhe Asambleja e saj me selinë në Mitrovicën Veriore është planifikuar të themelohet. Ndryshe nga shoqërimi i mëparshëm, pasi nuk ka autoritet legjislativ, duke pasur vetëm një "pushtet të plotë në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural" në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjin e Kosovës.

Formimi i saj ishte parashikuar nga Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar midis Serbisë dhe Kosovës.[2] Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.[3] Me këtë marrëveshje, u ra dakord gjithashtu se Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anasjelltas.[2] Kjo marrëveshje u vlerësua gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon i cili tha se garanton kompetenca të gjera për komunat me shumicë serbe në Kosovë.[4]

Në një intervistë për RTK-në, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se themelimi i një Shoqërimi të Komunave Serbe është në thelb i pranueshëm nga Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit, ndërsa kryetari i partisë AAK, Ramush Haradinaj e mbështeti këtë duke thënë se Kushtetuta e Kosovës lejon shoqërimin e komunave, por pa mbajtjen legjislative, gjyqësore ose ekzekutive.[5]

2015-duke vazhduar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, partia politike e Listës Serbe ra dakord të formojë Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nën kushtin kryesor që Shoqërimi i Komunave Serbe të themelohet.[6]

Komunat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqërimi do t'i përfshinte këto komuna: Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani, Shtërpca, Kllokot-Vërboci, Graçanica, Novobërda, Ranillugu dhe Parteshi. Sipërfaqja e komuave është gjithsej 1,708 km2, ndërsa popullsia prej 123,979 banorë.

Kritikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marrëveshja e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit u kritikua nga shqiptarët e Serbisë Jugore pasi ata besojnë se Marrëveshja e Brukselit i jep serbëve autonominë në Kosovë dhe kështu garanton një nivel të ngjashëm autonomie për komunat në Serbi që kanë një shumicë shqiptare.[7][8] Partia Vetëvendosja ka organizuar gjithashtu protesta të dhunshme kundër marrëveshjes, pasi ata besojnë se një rajon serb autonom brenda Kosovës do të prishë sovranitetin e vendit dhe do të çimentonte ndarjen etnike.[9]

Kjo marrëveshje u kritikua poashtu nga Partia Demokratike e Serbisë e cila argumentoi se nuk përmend Serbinë apo Kushtetutën dhe ligjet e saj, apo Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa përmend Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe për këtë arsye kërkojnë një referendum mbi këtë.[10] Kisha Ortodokse Serbe e ka quajtur marrëveshjen "një tërheqje të plotë të institucioneve të Serbisë nga territori i krahinës së saj jugore dhe krijimi i autonomisë së kufizuar të komunitetit serb në zonën në veri të urës së Ibrit në Mitrovicë brenda krijimit të Hashim Thaçit".[11] Serbët në Kosovën Veriore janë mbledhur gjithashtu kundër marrëveshjes, dhe në mbështetje të rregullit të vazhdueshëm të Kuvendit në komunat me shumicë serbe.[12]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Community of Serb Municipalities in Kosovo to be formed | InSerbia News" (në anglisht). Inserbia.info. Marrë më 2015-10-30.
  2. ^ a b "Šta se navodi u sporazumu?". B92. 19 prill 2013. Marrë më 14 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Odluka iz brisela". Heinrich Böll Foundation. 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2013. Marrë më 2013-10-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Danas sjednica Vijeća sigurnosti o Kosovu". Al Jazeera Balkans. 2013. Marrë më 2013-10-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Thaçi: Në Kosovë, Shoqata e komunave serbe". top-channel.tv. Marrë më 14 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Srpska lista odlučila da uđe u vladu Kosova Ramuša Haradinaja". Blic.rs. Beta. 9 shtator 2017. Marrë më 9 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Albanci iz Doline" (në anglisht). Peščanik. 8 qershor 2013. Marrë më 14 tetor 2013.
  8. ^ "South Serbia Albanians Seek Community of Municipalities" (në anglisht). Balkan Insight. 2013-05-03. Marrë më 2015-10-30.
  9. ^ Bytyci, Fatos (2013-06-27). "Protesters fight police as Kosovo approves Serbia deal". Reuters. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2015. Marrë më 2015-10-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "DSS demands referendum and resignations". B92. 23 prill 2013. Marrë më 10 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Church criticizes Brussels agreement". B92. 22 prill 2013. Marrë më 10 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Serbs in north say no to Kosovo agreement". B92. 22 prill 2013. Marrë më 10 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)