Jump to content

Ilir Kerni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilir Kerni ka lindur në Tiranë18 maj 1959. Në 1977 mbaron Akademinë e Baletit. Si primo - balerin u angazhua menjëherë në TOB në Tiranë. Aktualisht është drejtor i Teatri i Operas dhe Baletit prej vitit 2013.

  • Për aktivitet të shquar artistik vlerësohet me një sërë titujsh, si Artist i merituar, Çmimi i Republikës, dekorohet me Urdhri "Naim Frashëri" i klasit të II–të” etj. Në të njëjtën kohë është angazhuar edhe si pedagog në Akademinë e Baletit - Tiranë. Po ashtu, si pedagog ka qenë i angazhuar dhe në Tokio, Francë, Kroaci.
  • Në vitin 1990 fiton bursën e UNESCO–s për pedagogji e kërcim, në "Grand Opera" në Paris. Pasi përfundon këtë të fundit, angazhohet në "Opera de Strasburg".
  • Nga 1994-2013 ishte i angazhuar si primo - balerin në Teatrin Nacional Zagreb, ku edhe këtu, për punë kualitative është dekoruar disa herë, si: dy herë me çmimin "Oskar Ormosh", si dhe në vitin 2002 i jepet "Çmimi më i lartë në Kroaci" për rolin e Mefistofelit në baletin "Fausti", si roli më i mirë, çmim për të cilin është nominuar edhe tri herë të tjera. Më 2005 i është besuar edhe detyra e baletmaestrit të trupës, ku është i angazhuar. Mund të përmenden dhjetëra role të spikatura të tij.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]