Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITSHKSHM), me seli në Shkup, është institucioni i parë dhe i vetëm në Republikën e Maqedonisë, i cili merret me ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e trashëgimisë kulturo-historike të shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit.[1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ITSHKSHM u themelua me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, më 27.03.2007, si institucion publik shkencor, dhe u përurua solemnisht më 22 nëntor të vitit 2007, me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip të Manastirit. Është njëri nga shtatë institutet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë, puna e të cilit rregullohet në bazë të Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore.
Selia e parë ku u vendos ky institut ishte në Kurshumlihan të Çarshisë së Vjetër, ndërsa tani ndodhet në objektin e ish-Ambasadës Amerikane në Shkup, i pajisur me inventar dhe kushte relativisht të mira të punës kërkimore-shkencore. Prej themelimit e deri më tani, ITSHKSHM u drejtua nga Dr.Mirushe Hoxha, Dr.Ramiz Abdyli, Dr.Naim Halimi (u.d.), Dr.Shefqet Zekolli, ndërsa drejtor aktual është Dr.Skender Asani.
Instituti është i organizuar në dhjetë departamente shkencore që përfshijnë fusha të ndryshme të albanologjisë, përfshirë gjuhën dhe letërsinë shqipe, historinë e shqiptarëve, etnologjinë, marrëdhëniet shqiptaro-osmane, muzeologjinë, trashëgiminë e Nënë Terezës, si dhe edukimin për Holokaustin. Aktiviteti i institutit shtrihet në kërkimin shkencor, botimin e studimeve dhe revistave akademike si “Studime Albanologjike” dhe “Scupi”, si dhe organizimin e konferencave ndërkombëtare, simpoziumeve dhe ekspozitave.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve shënon 10 vjetorin e themelimit". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2025-05-29.
- ↑ "Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup – Kolegji AAB". aab-edu.net. Marrë më 2025-05-29.
- ↑ Bajrami, Fami (2023-10-31). "ITShKSh prezantoi projektin "Zhvillimet kulturore - historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX"". Mia.mk. Marrë më 2025-05-29.