Jump to content

Instrumenti muzikor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Instrumentet muzikore)
Aartisti Anne Vallayer-Coster, Attributes of Music

Një instrument muzikor është një pajisje e krijuar ose e përshtatur për të bërë tinguj muzikorë. Në parim, çdo objekt që prodhon tingull mund të konsiderohet një instrument muzikor - është përmes qëllimit që objekti bëhet një instrument muzikor. Një person që luan një instrument muzikor njihet si instrumentist. Historia e instrumenteve muzikore daton në fillimet e kulturës njerëzore. Instrumentet e hershme muzikore mund të jenë përdorur për rituale, të tilla si një bori për të sinjalizuar suksesin në gjueti, ose një daulle në një ceremoni fetare. Kulturat përfundimisht zhvilluan përbërjen dhe performancën e melodive për argëtim. Instrumentet muzikore evoluan në hap me ndryshimin e aplikacioneve dhe teknologjive.

Data dhe origjina e pajisjes së parë të konsideruar si instrument muzikor është e diskutueshme. Objekti më i vjetër që disa studiues i referohen si instrument muzikor, një flaut i thjeshtë, daton rreth 50.000 - 60.000 vjet. Disa konsensus datojnë flautet e hershme rreth 40,000 vjet më parë. Megjithatë, shumica e historianëve besojnë se përcaktimi i një kohe specifike të shpikjes së instrumenteve muzikore është i pamundur, pasi shumë instrumente muzikore të hershme janë bërë nga lëkura e kafshëve, kocka, druri dhe materiale të tjera jo të qëndrueshme.

Instrumentet muzikore u zhvilluan në mënyrë të pavarur në shumë rajone të populluara të botës. Megjithatë, kontakti midis qytetërimeve shkaktoi përhapjen dhe përshtatjen e shpejtë të shumicës së instrumenteve në vende larg origjinës së tyre. Nga epoka post-klasike, instrumentet nga Mesopotamia ishin në Azinë Juglindore detare, dhe evropianët luanin instrumente me origjinë nga Afrika e Veriut. Zhvillimi në Amerikë ndodhi me një ritëm më të ngadaltë, por kulturat e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Jugore kishin instrumente muzikore të përbashkëta.

Deri në vitin 1400, zhvillimi i instrumenteve muzikore u ngadalësua në shumë zona dhe u dominua nga Perëndimi. Gjatë periudhës klasike dhe romantike të muzikës, që zgjati afërsisht nga 1750 deri në 1900, u zhvilluan shumë instrumente të reja muzikore. Ndërsa evolucioni i instrumenteve muzikore tradicionale u ngadalësua duke filluar nga shekulli i 20-të, përhapja e elektricitetit çoi në shpikjen e instrumenteve të reja elektrike, të tilla si kitarat elektrike, sintisajzerit dhe theremin.

Klasifikimi i instrumenteve muzikore është një disiplinë më vete dhe shumë sisteme klasifikimi janë përdorur gjatë viteve. Instrumentet mund të klasifikohen sipas gamës së tyre efektive, përbërjes së materialit, madhësisë, rolit, etj. Megjithatë, metoda më e zakonshme akademike, Hornbostel–Sachs, përdor mjetet me të cilat ato prodhojnë tingull. Studimi akademik i instrumenteve muzikore quhet organologji.

Deri ne [Shekulli XIX|shek 19] para lindjes te krishtit, historitë e muzikës së shkruar filluan me figurat mitologjike, se si ishin zbuluar instrumentet muzikore.


Historitë moderne kanë zëvendësuar mitologjinë me informacionin e provuar antropologjik. Shkollaret janë dakord se nuk ka pasur “shpikje” definitive te instrumentit muzikor qëkur termi përfundimtar “instrument muzikor” ështe plotësisht subjektiv për ta dhe për zbuluesin. Psh një Homo Habilis duke përplasur duart me trupin e tij bëri një instrument muzikor te paparë më parë.

Midis pasjeve te para jashtë trupit të njeriut janë instrumentet si : 'rattles', 'stampers' dhe llojet e daulleve. Këto instrumente të para evoluuan me zhvillimin psikologjik të njeriut për te shtuar zë dhe lëvizje emocionale sic ishte kërcimi. Përfundimisht disa kultura i shoqëronin ritualet me instrumente muzikore. Këto kultura kishin zhvilluar veglat muzikore me perkusion dhe instrumente të tjera si fyelli, flauti dhe trombi. Disa nga këto instrumente mbajnë emra të ndryshëm në ditët e sotme moderne.

Ne kulturat e hershme daullet bënin rituale në disa vende si : Rusia e lindjes se largët, njerëzit Melanesia dhe shumë kultura të Afrikës lindore.

Gajdja ishte një instrument i Afrikës së vjetër veriore te cilin, Nero, një perandor romak, e importoi në Evropë. Me kalimin e kohës njerëzit e zhvilluan konceptin e instrumenteve muzikore për të prodhuar melodinë. Deri në këtë kohë në evolucionet e instrumenteve muzikore melodia përdorej vetëm në këngë. Një proces te ngjashëm për dyfishimin në gjuhë muzikantetet e parë zhvilluan repertorin dhe më pas e aranzhuan. Një formë e re e melodisë ishte prodhuar duke bashkuar dy tuba me madhësi të ndryshme ku njeri tub e prodhonte zërin “e holle” dhe tjetri i përgjigjej me tingull “te trashe”. Te tille grupe instrumentale duke përfshire edhe daullet e cara, trumbetat me guaske dhe daullet me lëkure. Instrumente muzikore ekzistonin në këtë formë qindra vjet përpara dizajnimit të tre ose më shumë toneve do të evoluonin në formën më të hershme ksilofon. Ksilofonet me origjinë në Afrikën juglindore u përhapen nga AfrikaAmerikë dhe Evrope. Me pas u zhvilluan edhe instrumente sic janë : harpa e tokës, qestra e tokës dhe instrumentet me hark (violina, etj).

Imazhet e instrumenteve muzikore filluan të shfaqen në Mesopotami në vitet 2800 pr.l.k ose më vonë. Ne vitet 2000 pr.l.k kulturat Sumeriane dhe Babiloniane, gjatë sistemit te zhvillimit,filluan të dallonin dy klasa të instrumenteve muzikore. Instrumentet popullore të thjeshta dhe që luhen nga çdo njeri janë evoluar ndryshe nga instrumentet profesionale, zhvillimi i të cilave është fokusuar në efektivitet dhe në mjeshtëri. Pavarësisht nga ky zhvillim, shumë pak instrumente muzikore janë rigjetur në Mesopotami. Gjithashtu artistet sumeriane dhe babiloniane kryesisht janë shoqëruar me instrumente muzikore gjate ceremonive. Historianet kane mundur te dallojnë gjashte instrumente të lashta si ato me trokitje duarsh, zilet, kambanat dhe me kërcitje.

Njerëzit e Mesopotamisë preferonin më shumë instrumentet me tela se sa të tjerat. Janë gjetur varietete të panumërueshme të harpave ashtu si dhe lira, lahuta, si paraardhëse te instrumenteve moderne me tela sic është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura Egjiptiane janë të ngjashme me ato te Mesopotamise dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njëra-tjetrën. Me civilizimin e shoqërisë u futen në përdorim flauti vertikal, klarineta e dyfishte, harpat me hark dhe këndore dhe disa lloje daullesh.

Ne Greqi, Romë dhe Etruria përdorimi dhe zhvillimi i instrumenteve muzikore qëndron në shkallën e kontrastit të zhvillimit të kulturës së këtyre vendeve. Instrumentet e asaj kohë ishin relativisht të thjeshta dhe në të vërtete ishin huazuar nga kulturat e tjera. Lira ishte instrumenti primar, te cilën muzikantet e përdornin për ti thurur këngë zotit. Instrumente te tjera të përdorura në këto vende përfshinin harpat vertikale, të trashëguara nga orienti, lahuta nga Egjiptianet, lloje të ndryshme fyejsh dhe organosh, te cilat u luajtën fillimisht nga gratë.

Çiftelia është një instrument tipik shqiptar.Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin "Çift" dhe "Tela" d.m.th. dy tela çift. Shumicë e kohës përdoret teli i poshtëm.Telat shpesh janë të akorduar ne E dhe B. Çiftelia zakonisht përdoret në dasma apo edhe në koncerte për muzikë popullore. Prej llojeve te çiftelise eshte edhe manjolla nje vegel muzikore e vjeter e cila daton ne vitet e hershme te shekullit XX

Si vegël muzikore mund të përdoret e vetme dhe e shoqëruar me instrumente te tjera perkatse si : Lahuta, Sharkia, Violina e te tjera. Krijon një melodi të bukur. Prejardhjen çiftelia e ka nga Turqia dhe shtetet arabe ku quhet Dyzen apo Karadyzen.Ajo përdoret për tallava

Pianoja është një instrument muzikor që luhet me ndihmen e tastierave që prodhojne tinguj duke goditur telat e çelikut me cekica të mbuluar me shajak. Cekicat menjëherë kthehen mbrapa duke lejuar telat të vazhdojnë tingëllimin. Dridhjet e telit janë transmetuar nëpërmjet një ure që lejon zgjerimin e tyre.

Pianoja është përdorur në muzikën perëndimore për një performance solo, për kor, për muzikë dhome dhe për shoqërim. Ajo është gjithashtu shumë popullore dhe ndihmon në kompozim dhe në provë. Pavarësisht se nuk është portative dhe kushton shumë ajo I ka bërë shumë familje që ta bëjnë atë një nga instrumentet e tyre muzikore familjare. Pianoja ndonjëherë klasifikohet si vegël me perkusion dhe si një instrument me tela. Duke u mbështetur në metodën Hombostel-Sachs te klasifikimit të muzikës ajo është grupuar në instrumentat me phone.

Fjala piano është shkurtuar nga fjala pianoforte, e cila vjen nga emri italian origjinal i instrumentit “clavicembalo col piano e forte”. Kjo i referohet përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit te prodhojë nota më dinamike të ndryshme ne varësi nga fortësia e shtypjes se tastjeres.

Pianoja i ka bërë shumë muzikante të mëdhenj të krijojnë vepra të mrekullueshme muzikore. Te tille janë : J.S. Bach Vivaldi, Beethoven, Mozart, Tschaikovsky,etj.

Violina është një instrument muzikor dhe hyn në grupin e instrumenteve harkore. Ajo ka katër tela dhe luhet me hark.

U krijua rreth gjysmës së dytë të shek. XV. Shpikja e saj i atribuohet italianëve A. Brensino, Gasparo da Salo dhe A. Amati. Vivaldi dhe Paganini e ngritën artin e violinës në shkallën më të lartë. Ata u pasuan nga mjeshtër të tjerë si Hajden, Beethoven, Bartok, etj. Të njohur janë veçanërisht koncertet për violinë të Mozartit, Stravinskit, Shonbergut, etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Baines, Anthony (1993), Brass Instruments: Their History and Development, Dover Publications, ISBN 0-486-27574-4
  • Bicknell, Stephen (1999), The History of the English Organ, Cambridge University Press, ISBN 0-521-65409-2
  • Blades, James (1992), Percussion Instruments and Their History, Bold Strummer Ltd, ISBN 0-933224-61-3
  • Brown, Howard Mayer (2008), Sachs, Curt, Grove Dictionary of Music and Musicians, retrieved 5 June 2008
  • Campbell, Murray; Greated, Clive A.; Myers, Arnold (2004), Musical Instruments: History, Technology, and Performance of Instruments of Western Music, Oxford University Press, ISBN 0-19-816504-8
  • Instrumentet muzikore
  • Instrumenti muzikor nuk eshte vetem nje objekt per te nxjerre zerin,kjo eshte nje arme virtuale ne duart e nje muzikanti qe mund te pushoje,te qetesoje,te shqetesoje mendjet dhe shpirtrat.Historia e instrumenteve muzikore eshte e rrenjosur ne te kaluaren e larget.