Jump to content

Jani Dode

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jani Dode (7 prill 1957 - 11 dhjetor 2020) ka qenë profesor universitar dhe fizikant shqiptar nga Pobicka (Leskovik). Ka mbajtur postin e rektorit, zëvendës rektorit si dhe të kryetarit të bordit të administrimit në Universitetin e Elbasanit.[1]

Me vendim Nr. 7 datë 27.01.2021, Nr. protokolli 307 i jepet titulli "Qytetar Nderi i Elbasanit" [2][3].

Prof.Dr. Jani Dode
Prof.Dr. Jani Dode

Jani Dode lindi më 7 prill 1957 në Pobickë ku edhe kreu arsimin fillor ndërsa arsimin e mesëm e kreu në vitin 1976 kur përfundoi mësimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, në Ersekë. Studimet për fizikë i vazhdoi në Universitetin e Tiranës ku në vitin 1981 mori titullin “Kandidat i shkencave” nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë. Pas diplomimit punoi si mësimdhënës në shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Kosovë e madhe, të Rrethit të Elbasanit prej 16 shtatorit 1981 e deri më 16 gusht 1983. Më tutje, vazhdoi specializimin duke punuar edhe pranë kombinatit metalurgjik në Elbasan dhe në vitin 1992 arriti gradën “Kandidat i Shkencave". Disertacioni i tij ka një kontribut aktual në fushën e prodhimit të elektrodës-vetëpjekëse. Ndërsa në vitin 1993 mori titullin “Doktor i Shkencave” dhe një vit më vonë, në vitin 1994 mori titullin “As. Profesor”. Merr titullin “Profesor” në vitin 1999 me vendim nr. 9 nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor në Universitetin e Tiranës.

Gjatë jetës së tij ka kryer detyra të rëndësishme si: Rektor dhe Kryetar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Elbasanit. Prej datës 10 shkurt 1999 e deri më datën 10 janar 2008 ka kryer detyrën e Rektorit të Universitetit “A. Xhuvani” në Elbasan. Në periudhën janar 2008-mars 2012 kryen detyrën si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Elbasanit “A.Xhuvani”, ndërsa gjatë periudhës prill 2012-maj 2016 zgjidhet si Zëvendës Rektor. Gjatë atyre viteve Universiteti i Elbasanit hapi një seri fakultetesh të reja duke i dhënë një hov qytetit e më gjerë. Detyra të tjera me rëndësi kanë qenë edhe: fizikant në laboratorin e Uzinës së materialeve karbonike në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, Përgjegjës i Departamentit të Fizikes pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit “A. Xhuvani“ në Elbasan, profesor në departamentin e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Elbasan si dhe pjesë e senatit të Universitetit të Elbasanit.[4] [5] Gjithashtu, ka botuar shumë artikuj shkencor me impakt konkret si brënda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës aktiv në konferenca shkencore dhe projekte lokale&rajonale&ndërkombëtare [6][7], promotor i bashkëpunimeve ndërmjet universiteteve, kryetar i këshillit të federatës botërore të paqes dega Elbasan [8], pjesë e bordeve drejtuese të revistave shkencore dhe konferencave shkencore [9][10][11][12][13], udhëheqës shkencor dhe pjesë e komisionit të vlerësimit në mbrojtjen e titujve akademik si edhe autor i shumë librave e artikujve akademik në fushën e fizikës, shkencave materiale si dhe mjekësisë [14].

Gjatë jetës së tij, Prof. Dr. Jani Dode ka qenë mësimdhënës i këtyre lëndëve studimore universitare: Shkenca dhe teknologjia e materialeve, Metodologjia e kërkimit shkencor, Termodinamika dhe fizika statistikore, Elektronika, Elektroteknika, Elementë të fizikës statistike, Teoria e përgjithëshme e relativitetit, Optikë dhe ndërtim lënde, Bazat e elektronikës, Sensorët dhe aktuorët e sistemeve të kontrollit, Shkencat e materialeve, Shkenca dhe teknologjia e materialeve [15]

  • Studimi fizik i lëndëve dhe i kompoziteve karbonike dy dhe tre komponentëshe për prodhimin laboratorik dhe industrial të masë elektrodës-vetëpjekëse, 1991
  • Elemente të elektroteknikës dhe elektronikës, 1994
  • Fizika mjekësore, 2005
  • Elemente të termodinamikës dhe fizikës statistike, 2007
  • Modelime në fizikë, 2021
  1. ^ https://janidode.info/Jani_Dode.pdf
  2. ^ "Qytetar nderi i Elbasanit" (PDF).
  3. ^ "BASHKIA, I JEP TITULLIN "QYTETAR NDERI" PERSONALITETIT TË SHQUAR TË ARSIMIT JANI DODE".
  4. ^ https://infowebtv.com/tragjike-ndahet-nga-jeta-ish-rektori-i-universitetit-te-elbasanit-prof-dr-jani-dode/
  5. ^ https://shqiptarja.com/lajm/nderron-jete-pas-betejes-me-covid19-ishrektori-i-universitetit-aleksander-xhuvani
  6. ^ "-1PR: ASSESSING THE IMPLEMENTATION OF THE DECENTRALIZATION PROCESS IN ALBANIA: THE CASE OF THE CITY OF ELBASAN". Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2021. Marrë më 13 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  7. ^ "AL-AS.Net" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2021. Marrë më 13 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  8. ^ "Ambassadors for Peace - Peace Councils Meet throughout Albania". Universal Peace Federation. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2023. Marrë më 17 nëntor 2023.
  9. ^ "Trakya University" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2021. Marrë më 13 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  10. ^ "JSHER" (PDF). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 19 shkurt 2021. Marrë më 13 nëntor 2023.
  11. ^ "DIDAKTIKA E SHKENCAVE 2017" (PDF). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2020. Marrë më 13 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  12. ^ "14th International Conference "Standardization, Protypes and Quality: A means of Balkan Countries' Collaboration"". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2018. Marrë më 13 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  13. ^ "From Challenges to Opportunities: Development of Transition Countries in the Globalization Era". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2022. Marrë më 13 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  14. ^ "Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë". www.bksh.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  15. ^ "Portali i Studentëve". Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2023. Marrë më 13 nëntor 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disertacion:

Libra:

Artikuj: