Jet Bussemaker
Mariëtte (Jet) Bussemaker (lindur më 15 janar 1961 në Capelle aan den IJssel, në Jug të Holandës), është një politikane holandeze e Partisë së Punës (PvdA). Ajo ka qenë Ministër për Arsim, Kulturë dhe Shkencë në Kabinetin e dytë të Kryeministrit Rutte që prej 5 nëntorit 2012.
Fëmijëria dhe arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jet Bussemaker, arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Oegstgeest. Ajo më pas studioi në Universitetin e Amsterdamit , ku diplomoi me sukses (cum laude) ku dhe mori gradën akademike Master i Shkencave (MSc) në shkenca politike (specialimi në teorinë politike). Po në të njëjtin universitet, në vitin 1993, ajo morri edhe gradën akademike të Doktoratës (PhD) në shkenca politike dhe social-kulturore. Mes viteve 1993 dhe 1998 ajo ishte asistent profesor i shkencave politike në Universitetin e Amsterdamit. Për një kohë ka qenë edhe anëtare e partisë E majta e gjelbër (GreenLeft), por në vitin 1995 ajo e la atë për t'iu bashkuar, Partisë holandeze të Punës.
Karriera politike dhe arsimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në zgjedhjet e vitit 1998 Bussemaker u zgjodh në dhomën e Përfaqësuesve ndërsa në vitin 2000 ajo ishte bashkë-iniciatore e propozimit për lejimin e kundërshtimit të ndërgjegjshëm për të punuar të dielave. Ky propozim u bë ligj në vitin 2002. Gjatë kohës sa ishte anëtare e dhomës së Përfaqësuesve ajo vazhdoi të punonte si profesor asistent, aty ku është edhe tani.[1]
Në maj të vitit 2008, Bussemaker morri kritika të ashpra nga deputetët dhe anëtarët tjerë të Kabinetit qeveritar pas përkrahjes që i dha kandidatit amerikan Barack Obama, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.[2] Një mbështetje të ngjashme për kandidatin Barack Obama kishte dhënë edhe Ministri holandez i Financave Bos Wouter.[3]
Në janar të vitit 2011 u njoftua se Bussemaker do të jetë pjesë e Bordit të "Hogeschool Amsterdam" (që përfshin Shkollën Ndërkombëtare të Biznesit dhe Universitetit Johan Cruyff) si dhe Universitetit të Amsterdamit, (ato ndajnë të njëjtat borde), ajo gjithashtu ishte edhe dekane në Hogeschool Amsterdam.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](Dutch) Parlement.com biography
- ^ Newsletter of the Faculty of Social Sciences of the Vrije Universiteit Amsterdam, 2007-06-27, marrë më 2008-08-01
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Expatica, Dutch news in brief, 2008-07-28, arkivuar nga origjinali më 22 janar 2013, marrë më 2008-08-01
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Expatica, Balkenende annoyed at Bos' support for Obama, 2008-06-02, arkivuar nga origjinali më 19 prill 2008, marrë më 2008-08-01
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chaos op de Hogeschool van Amsterdam, 2011-12-17, arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2011, marrë më 2011-12-17
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)