Jeton Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 14 shtator 2019 19:23 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (→‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)

Stampa:Kutia Shkrimtar

Jeton Kelmendi, akademik, poet, dramaturg dhe publicist, profesor universitare lindi më 1978Pejë, jeton dhe punon në Bruksel dhe Prishtinë.

Jeta

Lindi më 1978 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB - Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Master-in e dytë e bëri për diplomaci, ndërsa Doktoratën për "Ndikimi I medieve në politikat e sigurisë në BE", është profesor në Klegjin Universitar AAB. Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime.[1] Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një sërë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 25 gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji ndërkombëtare, duke bërë kështu të jetë poeti më i përkthyer shqiptar. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare, është thënë nga kritika letrare. Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe bashkëpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhët angleze, franceze, spanike dhe rumune. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Është veteran i luftës që bëri UÇK-ja më 1998 - 1999. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel.

Tituj të veprave

  • Shekulli i Premtimeve, 1999, poezi [2]
  • Përtej Heshtjes, 2002, poezi
  • Në qoftë mesditë, 2004, poezi
  • Më fal pak Atdhe, 2005, poezi
  • Ku shkojnë ardhjet, 2007, poezi
  • Erdhe për gjurmë të erës, 2008, poezi
  • Koha kur të ketë kohë, 2009, poezi [3]
  • Rrugëtimi i mendimeve, 2010, poezi [4]
  • Thërras gjërat e harruara 2013, poezi

Drama

  • Zonja Fjalë, 2007, dramë [5]
  • Lojë dhe kundërlojë, dramë, 2011

Shkenca Politike

  • EU mission in Kosova after its independence, 2010, politikë SHBA [6]
  • Misionet NATO-s dhe BE-së, kooperuese apo konkurruese 2012 politikë SHBA [7]
  • Kohë e keqe për dijen 2012 publicistikë SHBA

Libra në gjuhë tjera

  • Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008,
  • Breath / Fryma, botuar në Indi, 2009.
  • Dame parol/drama; botuar në Francë, 2011
  • COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX /(Ku fillon heshtja), poezi; Paris, Francë, 2011 [8]
  • ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ/ (Ku shkojnë ardhjet), poezi, Greqi, 2010
  • Wie wollen /(Si me dashtë), poezi, Gjermani, 2011
  • Nasil sevmeli /(Si me dashtë) poezi, Turqi, 2011
  • A Palavra Evitou o Silêncio/(Fjala kapërcen heshtjen) 2009, Brazil
  • How to reach yourself/(Si ta takosh vetveten), poezi, SHBA, 2010
  • Frau wort (Zonja Fjalë) Dramë Gjemani 2012 [9]
  • فواصل للحذف " " (Tri eliptikat) Poezi Egjipt 2012 [10][11]
  • НА ВЕРХІВ’Ї ЧАСУ (Në krye të kohës) Poezi Ukrainë 2012 [12]
  • в зените времени истлевшего (Një varg maje kohës që iku) Poezi Rusi 2013
  • 34首封面 (34 poezi- poemus) poezi Kinë 2013 [13]
  • Pensamientos del Alma (Mendimet e shpirtit) 2014 [14]

Libre për Jeton Kelmendi

"Poeti Shqipatr", sipas studiuesve të huaj dhe vendas nga Dr. Irena Gjoni [15][16]

Kopertina të librave

Çmime ndërkombëtare

Çmimi ”Përkthyes i vitit” Kinë 2013.
Çmimi ”Përkthyes i vitit” Kinë 2013.
  • Çmimi i madh ndërkombëtar “Solenzara” Paris 2010 [17]
  • Çmimin ndërkombëtar “World poetry” e treta” Sarajevë 2013 [18]
  • Çmimin ndërkombëtar “Nikolaj Gogol Triumf” Ukrainë me 2013 [19]
  • Çmimin ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” Greqi me 2013 [20]
  • Doctor Honoris Causa i Institutit të Studimeve Ukrainiane dhe Kaukazit të Akademisë së Shkencave të Ukrainës 2013 [21]
  • Çmimi ”Përkthyes i vitit” Kinë 2013.[22]
  • Çmimin ndërkombëtar ”Ludwig Nobel” nga PEN Klubi i Udmurtu-s, Udmurtu Rusi.[23][24]
  • Çmimi ndërkombëtar "Naji Naaman" për letersi 2014, Liban [25]
  • Çmimi kombëtar Mitingu i Poezisë "Din Mehmeti" - Gjakovë 2011
  • Çmimi kombëtar “Nënë Tereza” për ndërkombëtarizimin e Letërsisë Shqipe Gjakovë 2014 [26]
  • Çmimi ndërkombëtar "Poet i vitit 2016", nga fondacioni Softly, Amerika Latine.

Anëtar i shoqatave ndërkombëtare

  • Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel
  • Anëtar i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letersisë së Evropës, Paris [27]
  • Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Studimeve të larta të Ukrainës, Kiev [19]
  • Anëtar i PEN Qendrës Ndërkombëtare Belge frankofone, Bruksel.[28]
  • Anëtarë i Asociacionit të Shkrimtarëve Euro-Azitik

Mendime shkurt për Kelmendin

  • Jeton Kelmendi është një pagëzues i mrekullueshëm poezish, të cilat na shtangin me aftësinë e tij të rrallë të përdorimit të simboleve, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një rrjedhshmëri plot delikatesë. Aftësi kjo e krijuesve me talent të madh.[29]

- Akademik Athanase Vantchev de Thracy, Paris

  • Jeton Kelmendi na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i madh,

Fjalët e tij operojnë mirë në gjuhë tjetër dhe amnore ose në përkthim arti i tij i përkthyer në 22 gjuhë anembanë botës dëshmon për vlerat artistike që ka ky autor shqiptar. - Poet Christopher Lawrence, Londër

  • Kelmendi është një baptizues i mrekullueshëm i fjalës dhe mendimit të fuqishëm artistik

- Dr. RICHARD A. BROSIO, Universiteti i Miçiganit Profesor emeritus, SHBA

  • Jeton Kelmendi në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ ka paraqitur përvojën njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj atdheu , dashuria dhe ëndrra.

- Dr. Sherif Algayar, Kairo Egjipt

  • Ky poet, mbyll çdo gjë në brendësinë e tij, në mënyrë që atë të mos e ruaj harresa, sikur sipas tij harresa vjen nga jashtë dhe jo nga brenda

- Poete Heba Essam, Egjipt

  • Kur lexon poezinë e Jeton Kelmendit duhet një kujdes i veçante për ta kuptuar atë, pasi qe kemi të bëjmë me një mjeshtër të madh, njërin nder poetet më njohur evropian të ditëve tona.

- Poet dhe kritik Letrar Rasem Al-Madhoon, Siri

  • Thellësisht natyrë lirike, poezia e Kelmendit duket se njëkohësisht , tenton të rikrijojë një univers Epik, të marrë nën kontroll një kohë të ri-dëshiruar e gjendur në kontakt me tharmin shpirtëror, të përmbytur nga fjalët.

- Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Kiev Ukraine

  • Duke u bazuar në një ndjesi estetike të persosur, dhe duke qenë një shpirt i pajisur me emocione të rafinuara/kontrolluara përmes studimit, meditimit dhe leximit, vëllimi Mendimet e shpirtit më duket të jetë një këngëtim, muzikaliteti poetik dhe përmbajtja e së cilës e afron, kompozicionalisht, me formulën e vetëqëndrueshme të këtij komponimi artistik.

- Shkrimtare Monica Mureşan Romania

  • Një poet lirik që padiktueshëm të fut në botën e tij artistike dhe të jep kënaqësi kur e lexon.

- Dr. Taner GÜÇLÜTÜRK

  • Poezia e Kelmendit është një poezi sa e sensibilizuar ndaj akteve më intime të marrëdhënieve njerëzore, po aq edhe ndaj atyre sublime e dramatike.

- Dr. Irena Gjoni, studiuese shkrimtare

  • Bukuria e poezisë së Jeton Kelmendit, gjendet gjithashtu në fjalë. Nuancat stilistike nuk janë të fshehura në kombinimin e fjalëve në vargje, por janë të integruar në brendësi të vetë fjalëve, si gjetje identike në korpusin e gjuhës. Muza e Kelmendit, na thërret jo vetëm në emër të poezisë por mbi të gjitha në emër të vlerave njerëzore, koncesionet e jetës dhe vdekjes.

- Albert Nikolla, Kritik letrar dhe shkrimtarë

  • Duke marrë në konsideratë poezinë e Jeton Kelmendit, natyrshëm shihen disa figura poetike që lidhen me timbrin dhe funksionin tingëllor të poezisë.

- Fatmir Terziu, Studjues

  • Poezinë e Kelmendit e karakterizon perceptimi specifik për të bukurën, nën substratin e së cilës ndeshen perceptimet për kategoritë e shumta të saj.

- Mr. Ndue Ukaj

Lidhje të jashtme

Referimet

  1. ^ "Biography of Jeton Kelmendi". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Books". Jeton Kelmendi. 2009-07-15. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Koha kure te kete kohe - Picture". Unitedworldpoets.com. 2013-06-24. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "RRUGÀTIMI I MENDIMEVE". Marrë më 1 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "ZONJA FJALÀ - DRAMÀ". Marrë më 1 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Eu Mission In Kosovo Post-Independence". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Misionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, konkurruese apo bashkëpunuese". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "harmattan.fr". harmattan.fr. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Frau Wort". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "دار شرقيات للنشر و التوزيع". Darsharqiyat.com. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "aleftoday.com". Darsharqiyat.com. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "НА ВЕРХІВ'Ї ЧАСУ". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "The Earth Culture Pres". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Pensamientos del Alma". Marrë më 2014-03-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Poeti shqiptar". Dudaj. {{cite web}}: Burimi ka parametra të panjohur: |1= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Poeti shqiptar". {{cite web}}: Burimi ka parametra të panjohur: |1= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Jeton Kelmendi". Institutcultureldesolenzara.org. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ ""Under The Shade of Memory" Poem". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b "Названо лауреатів міжнародної літературної премії «Тріумф» за рік". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Gazeta Nacional". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Єтон Келменді". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Translator of the year". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Ludwig Nobel". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Чернігівське подружжя – лауреати Малої Нобелівської нагороди". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Naji Naaman's Literary Prizes 2014". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Koha ditore" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "EUROPEAN ACADEMY SCIENCES ARTS LETTERS". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Te parametri |title= ndodhet simboli i padukshëm "line feed character" - Pozicioni: 27 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)
  28. ^ "Pen Club Francophone de Belgique". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Mendime për poezinë e Jeton Kelmendit". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)