Jump to content

Jim Xhema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhim Xhema, veprimtar dhe biznismen i dalluar shqiptarë në SHBA.

Xhim - Xhemail Xhema është i lindur në Tupallë në vitin 1942. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në Tupallë dhe katër të tjera në Medvegjë i kreu në gjuhën serbe. Shkollen e mesme e filloi në Gjilan dhe e mbaroi në Prishtinë. Në shtator të vitit 1960 ia filloi punës në Svircë, kurse në Tygjec e jepte lëndën e gjuhes frënge në klasën e V-, e cila ishte hapur ate vit. Ka punuar edhe në vendlindje edhe në Banjën e Siarinës. Më 1968 ka migruar në SHBA te axha i vet dr. Hajdar Xhema, i cili ishte drejtor i një klinike në Nju Jork dhe mjek personal i Presidentit te Amerikes ate kohe. Më 1980 për shkak se ishte i ndjekur migroi edhe i vëllai dr. Ramadan Xhema dhe zhvilluan aktivitet kombëtar në saje të njohjes me kongresmenin Joseph J. DioGuardi dhe personalitete jera të rëndësishme. Hyn ne mesin e njerezve me te pasur te Amerikes me nje pasuri disa milioneshe. Biznesi i tij Xhema Construction eshte mjaft i suksesshem.

Angazhimi patriotik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte aktivist i çeshtjes shqiptare vite me rradhe bashke me te vellaun Ramadanin ku kane kontribuar si materialisht ashtu edhe intelektualisht ne saje te lidhjeve te me politikane te shumte te Amerikes. Mesa duket ky aktivitet eshte verejtur edhe nga sherbimi sekret serb. Ne nje nga takimet e fundit me Holbrook-un, Millosheviç permendi emrin e tij si nje manipulator dhe keqinformues i ca segmenteve te politikes amerikane.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]