Shko te përmbajtja

Joe DioGuardi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Joseph J. DioGuardi)
Joe DioGuardi
Member of the U.S. House of Representatives
from New York's Stampa:Ushr district
Në detyrë
January 3, 1985  January 3, 1989
Paraprirë ngaRichard Ottinger
Pasuar ngaNita Lowey
Të dhëna vetjake
U lind më
Joseph John DioGuardi

20 shtator 1940 (85 vjeç)
New York City, New York, U.S.
Partia politikeRepublican
Bashkëshortja/et
Carol
(vdiq më 1997)

Shirley Cloyes
Fëmijët2, including Kara
ArsimimiFordham University (BS)
DioGuardi si Kongresmen i Shteteve të Bashkuara në vitin 1985.

Joseph John DioGuardi apo Xhozef DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940, është politikan amerikan me origjinë arbëresh-shqiptare nga Italia (Katundi, Kampanja). DioGuardi është kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës.

Sipas DioGuardit ai vjen nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut të cilët kishin ndihmuar Mbretërinë e Napolit më 1461.

Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan. U ri-zgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989.

Ne 1986 së bashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t'i dhënë Medaljen e Nderit heronjve ushtarakë zezakë të Luftës së Parë dhe të Dyte Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye racore.

DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Pasi la Kongresin në 1989 ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Si president i Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi.[1].

Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, ky i fundit i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjate luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë me origjinë hebraikë) dhe DioGuardi i dërguan dokumentet në Izrael, ku u certifikua vërtetesa e tyre. Dhjetëra shqiptare kanë marrë titullin Righteous Among the Nations nga shteti izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Një film dokumentar për shqiptaret që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman[2]. Në gusht 1990 DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBAKosovë.

Në qershor 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkese të Kongresmenit Dana Rohrabacher në gusht 1998 ai udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë.

DioGuardi është që më 1979 Kalorës i Urdhrit të Maltës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]