Joey Mead King
Joey Mead King është një personalitet televiziv me prejardhje filipino-iraniane, organizatore e evenimenteve të modës si dhe mentore/bashkë-gjyqtare në reality shown popullor, Asia's Next Top Model sezonin e dytë dhe të tretë. Ajo u rendit si një prej 100 grave të BBC-së gjatë vitit 2018. [1]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mead ka lindur në Filipine. Nëna e saj, Josephine del Pilar-Mead, është Filipine. Babai i saj biologjik është me prejardhje iraniane.[2] Kur ishte 4 vjeç, ajo dhe nëna e saj u vendosën në Adelaide, Australi, me njerkun e saj australian Leslie Bertram Mead. Ajo u rrit në Australinë e Jugut deri në vitet e para të adoleshencës.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo filloi karrierën e saj të modelimit kur ishte 15 vjeç, ndërsa jetonte në Manila, pastaj në Bangkok dhe Hong Kong. Ajo mori aksentet australiane dhe amerikane pasiqë jetoji në Australi dhe Azi, Joey është mësuar që të ndryshoj shpesh theksin e saj, kjo e bën atë të jetë disi e njohtur sepse ajo është në gjendje të flas në aksente të ndryshme, Filipin, Australian, Afrikë Jugore, Amerikan, Anglez.
Aktualisht gjendet në Filipine, [nevojitet citimi] Mead mund të flasë Tagalog-isht dhe e kupton Tagalogisht.
Ajo prezantonte video muzikore për Channel [V] International në Hong Kong nga 1996 në 2000. Ajo u shfaq në mbi 30 revista filmi. Ajo ka bërë reklama të shumta televizive, fushata reklamash dhe revista në Singapor, Malajzi, Tajlandë, Japoni dhe Indonezi. Ajo ka jetuar dhe punuar në Nju Jork si modele e Ford dhe aktualisht është me Ford Los Angeles dhe San Francisco.
Joey Mead King ishte modelja e parë Filipine që udhëheqi një reklamë Head & Shoulders dhe një reklamë makinash Lexus që u transmetua në Kanadë.
Në vitin 2008, një foto e Meadit që kishte veshur flamurin filipinas si një kostum trupi në një kopertinë reviste shkaktoi një trazirë në mediat lokale. Në mbrojtje të saj ajo tha:
Po, kam veshur një përfaqësim të flamurit filipinas në një revistë. Ky imazh për mua është diçka që është frymëzuese, në të njëjtën mënyrë që markat sportive kanë prodhuar xhaketat e tyre sportive të frymëzuara nga flamurin e Filipineve ose këpucët. Është arsyeja e njejtë se pse njerëzit vënë flamurin e Filipineve ose tatuazhet e hartës në trupat e tyre ...
Kur të keni bërë sa aq shumë kopje të revistave sa kam bërë unë, do të dëshironit të bënit diçka ndryshe që ka më shumë rëndësi për ju - kjo do të thotë shumë për mua, kjo përfaqëson punën time dhe nuk jam në siklet për formën femërore. Doja të bëja një deklaratë. Doja të isha pjes e diçkaje që i thyen 'rregullat' dhe ti provokojë njerëzit për të menduar dhe për të ndjerë.[3]
Ajo u kthye në Singapor në vitin 2005 për të punuar në shfaqjen argëtuese Ebuzz në kanalin AXN Joey intervistoi shumë yje të Hollivudit.
Në 2006 Joey prezantoi serinë e Kupës së Botës në Singapor për StarHub .
Në vitin 2008 ajo filloi punën si prezantuese e HBO-së deri në vitin 2009.
Aftësitë e saj pritëse i shërbyen asaj për punëen e ardhshme që kishte të bëj me stilin e jetës, të korporatës,tapetin e kuq dhe intervistat e drejtpërdrejta.
Në vitin 2012 u njoftua se do të ishte mentore dhe bashkë-gjyqtare për Asia's Next Top Model për 3 sezone.
Në vitin 2017 u njoftua se do të ishte bashkë-prezantuese e Steve Harvey në Miss Universe 2015.
The Kings, një shfaqje rreth Angelina Mead King dhe gruaja e saj modele-prezantuese Joey Mead King u shfaqën në qershor 2017 në TLC, kanali i udhëtimit dhe jetesës i DNAP. [4]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një avokate kafshëve për 'PAWS', Joey është përkrahëse e të drejtave të kafshëve dhe kundër keqtrajtimit të kafshëve. Ajo u kthye në Filipine në vitin 2007. Ajo u martua me biznesmenin filipin-kinez, drejtor menaxhues i Gjykatës Victoria dhe adhurues i makinave Ian King. [5]
Më 2 korrik 2016, burri i saj Ian njoftoi në instagram se ai është tani një grua transgjinore , [5] i cili dëshiron të njihet si Angelina Mead King.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "BBC 100 Women 2018: Who is on the list?". BBC News (në anglishte britanike). 2018-11-19. Marrë më 2018-11-21.
- ^ "Uproar in the house - Philippine Star SUPREME". Arkivuar nga origjinali më 2008-06-28.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Joey Mead King". Wikipedia (në anglisht). 2018-11-21.
- ^ http://entertainment.inquirer.net/214061/pinoy-talents-featured-southeast-asian-tv#ixzz4lkFQeKwh
- ^ a b Pagsolingan, Karen (3 korrik 2016). "Joey Mead's husband Ian King is now a trans woman". Philippine Entertainment Portal. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2016. Marrë më 3 korrik 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)