Juda Iskarioti
Juda Iskarioti | |
---|---|
Personal | |
Lindur | Shekulli i 1-rë |
Vdekur | 30 ose 33 e.r. |
Shkaku i vdekjes | Vetëvrasja me varje |
Prindër | Simon Iskarioti (baba) |
Njohur për | Tradhtimin e Jezusit |
Juda Iskarioti (Greqishtja Biblike: Ἰούδας Ἰσκαριώτης; Hebraisht: יהודה איש קריות Yəhūda ʾĪš Qǝrīyyōṯ; vdiq rr. 30 ose 33 e.r.) ishte, sipas katër ungjijve kanonikë të Krishterimit, një dishepull dhe një nga Dymbëdhjetë Apostujt origjinalë të Jezu Krishtit. Juda e tradhton Jezusin në Sanhedrin në Kopshtin e Gethsemane duke e puthur në faqe dhe duke iu drejtuar si "mjeshtër" për t'i zbuluar identitetin e tij në errësirë turmës që kishte ardhur për ta arrestuar.[1] Ashtu si Brutus, emri i tij shpesh përdoret si sinonim i tradhtisë.
Ungjilli i Markut nuk jep asnjë motiv për tradhtinë e Judës, por e paraqet Jezusin duke e parashikuar atë në Darkën e Fundit, një ngjarje e përshkruar edhe në të gjithë ungjijtë e tjerë. Ungjilli i Mateut thotë se Juda e kreu tradhtinë në këmbim të tridhjetë copë argjendi. Ungjilli i Lukës dhe Ungjilli i Gjonit sugjerojnë se ai ishte pushtuar nga Satani. Sipas Mateut 27:1–10, pasi mësoi se Jezusi do të kryqëzohej, Juda u përpoq të kthente paratë që i ishin paguar për tradhtinë e tij te krerët e priftërinjve dhe u vetëvar. Priftërinjtë i përdorën paratë për të blerë një arë për të varrosur të huajt, e cila quhej "Ara e Gjakut" sepse ishte blerë me para gjaku. Sipas Veprave të Apostujve, citon Pjetrin të ketë thënë se Juda i përdori paratë për të blerë arën dhe, ai "[ra] me kokë... u copëtua në mes dhe të gjitha zorrët i derdhën jashtë". Vendi i tij midis Dymbëdhjetë Apostujve u plotësua më vonë nga Matias.
Për shkak të rolit të tij famëkeq në të gjitha rrëfimet e ungjillit, Juda mbetet një figurë e diskutueshme në historinë e krishterë. Tradhtia e tij shihet si vënia në lëvizje e ngjarjeve që çuan në kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezusit, të cilat, sipas teologjisë tradicionale të krishterë i sollën shpëtim njerëzimit. Ungjilli Gnostik i Judës – i refuzuar nga Kisha proto-ortodokse si heretik – i portretizon veprimet e Judës si të bëra në bindje ndaj udhëzimeve të dhëna atij nga Jezusi dhe se ai i vetëm mes dishepujve i dinte mësimet e vërteta të Jezusit. Që nga Mesjeta, Juda nganjëherë është portretizuar si personifikimi i popullit hebre dhe tradhtia e tij është përdorur për të justifikuar antisemitizmin e krishterë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Matthew 26:14, Matthew 26:47, Mark 14:10, Mark 14:42, Luke 22:47
- ^ Gibson, David (9 prill 2006). "Anti-Semitism's Muse; Without Judas, History Might Have Hijacked Another Villain". The New York Times (në anglisht).