Jusuf S. Vatoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jusuf Vatoci
(1 mars, 1936)
U lind në1 mars, 1936
Kombësiashqiptar
ProfesioniFizicient

Jusuf Vatoci (1 mars, 1936) Novolani, Kosovë, ne familjën e Sylë Vatocit nga nje familje prej 11 fëmijëve, i pari prej tyre lindi djalë dhe u pagëzua me emrin Jusuf. Ky shkollen fillore filloi në Vërnice, e kreu në Vushtrri. Shkollë Normale e kreu në Prishtinë, ku e kreu Fakulltetin e Shkencave të Natyrës, Degën e Fizikës, mandej kreu studimet pasuniversitare në Universiteti i Zagrebit në degen e Informatikës, ku edhe magjistroi në 1981. U doktorua ne Degën e InformatikësUniversitetin e Tiranës në korrik te vitit 1994. Dr.sc. Jusuf Vatoci pas kryerjes së Shkollës Normale u emërua drejtor shkolle ne Zhilivodë të Vushtrri. Ky punoi si mësimdhënës i Fizikës ne Shkollën Normale në Ferizaj, në Qendren Shkollore në Obiliq e mandej kaloi në Shërbimet e Përbashkëta të Kombinatit "Kosova" në (Qendren llogaritare). Me 1980 kaloi ne Entin per Informatikë në Institutin e INKOS'it ku punoi deri me 3 shtator 1990 ku edhe u largua nga puna me dhunë nga pushteti sërb. Pasi u largua nga puna Jusufi hapi një shkollë private per aftësim te kuadrit per punë me kompjuter që punoi plot 10 vjetë. Prej punimeve profesionale, shkencore, ka te botuara 10 punime mandej iu është botuar tema e magjistraturës, një tekst per Shkollat e Mesme Teknike "Kompjuterët dhe programimi" i botuar me 1983. Tezen e disertacionit të mbrojtur në Tiranë si vahzdimësi në "Leksikoni i magjistrave dhe i doktorve të shkencave në trojet etnike shqiptare jashtë Shqipërise në periudhën 1430-1995". Në kohën e fundit punoi si profesor në Universitetin e Prishtines (Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë. Pergatiti nga shtypi. Tash prof. Dr. sc Jusuf Vatoci është pensionist dhe jeton ne lagjen e Kalabrisë në Prishtinë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]