Jump to content

Kënga e Halilit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kënga e Halilit është një këngë e vjetër popullore dhe qytetare që këndohej në tokat veriore shqiptare e që tregon gadishmërinë e motrës shqiptare për familjen konkretisht në këngë për vëllezërit. Deri në vitet 2007 në festat familjare të njohura si Bankete në Gjakovë është pjesë e repertorit standard të grupeve muzikore që përkujdesen për argëtimin e të ftuarve. Tekstet e këngës dallojnë njëri nga tjetri duke mos i ikur kuptimit. Një nga këto tekste është edhe ky më poshtë i kënduar nga Zenel Doli dhe Shkëlzen Jetishi i njohur si Xeni. Siç duket kjo ka një traditë pasi që repertori i këngëve të Banketeve nuk ndryshon shumë (ka edhe përjashtime) nga Banketi në Banket dhe pothuajse radhitja e këngëve ka mbetur e njëjtë si në kohërat e Qamilit të vogël , Ymer Rizës e më vonë Ismet Pejës, Njazi Nikoliqit etj .

Si do që të jetë është interesante radhitja e përmbajtjes po si të ishte film kriminalistik. Bile, bile edhe hapet skena me vargun "Fryni era, na u çel taraba" e më tutje përshkruhet me shumë pak fjalë kapja, paraburgimi i dy vëllëzërve dhe tentimi për rezistencë të armatosur deri tek të e cila nuk mund të vije sepse ka ndodhur diçka më parë. Më tutje jepen shpjegimet se si ka ardhur deri tek kurtha e cila kur merren parasysh normat shoqërore shqiptare të asaj kohe merret për tradhti. Në pjesen tjetër paraqitet jehona e arrestimit dhe përshkruhen karakteristikat e pashallarëve, feudalistëve shqiptarë dhe traditat ndërfamiljare shqiptare në moton mbi familje vetëm Perëndia mund të vendosë se Pasha është i vogël për këtë punë.

Fryni era na, u çel taraba
Çou Halil se Avdi Aga
O çu Halil se Avdi Aga
O me treqin o sejmer1, o përmrapa
O me treqin o sejmer1, o përmrapa
Ton n`aponga e pa çorapa
Ton n`çorapa, o pa aponga
O Musa i vogë u çu o n`kamë
O Musa i vogël, o na u çue n`kame
Kërkon armët, jataganë e
O kërkon armët o, jataganë e
Naj ka m`shefë çaj miku pramë e
Bejta Syla o qenë çafiri
Boni gostin, çoj na thirri
O boni gostin, çoj na thirri
Çoj për myzhde2 tu veziri
O çoj myzhde o tu Veziri
Myzhde, Pashë se na u zu Halili
Zu Halili o tuj këndu
E gjith Shkodra n`kam jan çue
E gjithë Shkodra n`kam jan çue
O fol moj Shodër, një fjal për mue
Fol moj Shkodër një fjal për mue
Spo ju lutna me m`shpëtue
Spo ju lutna me m`shpëtue
O, me pre Musen, jo para mue
Mus`n e vogël, na fali Pasha
O pa Hallin, gjallë mos paça
Xhelatëgjia e mrehi shpatën
O Musa i vogël, e shtrini çafën
Xhelatëgjia o, po bonë be
O kurr ksi trima nuk kam pre
Kur ja vuna thikën djalit
O si me i nxjerr syt prej ballit
Kur ja vuna thikën burrit
o si me i nxjerr vllaznit prej burgu
Ç`boni motra, o për Halilin
Preu të shoqin me gjith t`birin
Ç`boni motra o për të vllan, e
Preu t`shoqin me gjithë djal, e
Preu t`shoqin me gjithë djal
E mur martinen3, dul kaçak, e

1. Sejmer - persona të cilët nuk hynin në klasifikimin e "të bardhëve" as "të zive" (S.Godeni)
2. Myzhde - lajmërim i mir, risi (Hipi)
3. Martina - lojë arme (Hipi)