Kalaja e Marshejt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kalaja e Marshejt
Lloji Arkitekturë
Vendndodhja Rrethi i Shkodrës, Qarku i Shkodrës, Shqipëri
Ndërtuar Periudha e vonë e bronzit (1500-1200 p.e.r.)[1]
Organi drejtues DRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Nr. i referencës SH002
Tipologjia Kala

Kalaja e Marshejt është një monument kulturor i trashëgimisë në Rrethi i Shkodrës ,Qarku i Shkodrës ,Shqipëri.Është e mbrojtur me ligjet/rregulloret e Institutit të Shkencave nr. 95 të 16.10.1948, Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës nr. 6 datë 15.01.1963, dhe Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës nr. 1886 datë 10.06.1973.[2]

Histori dhe pershkrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalaja e Marshejt ka të njejtin teknike ndërtimi si kalaja e GradishtësSymizës (rrethi i Korçës): të dyja karakterizohet nga një linjë gurësh mesatarë e të vegjël të hedhur pa rregull dhe datohet në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p.e.r.). Kalaja gjendet në një kodër shkëmbore të pjerrët pranë fshatit Marshej. Nga veriu, kodra lidhet me një varg kodrash fqinje. Mbi majën e saj ndodhet një shesh i vogël me përmasa 50 x 60 m. Kjo sipërfaqe rrethohet nga një ledh me planimetri eliptike. Muri nuk është ndërtuar mbi konturet e platformës së kodrës, por disa metra më poshtë, në shpatet e pjerrëta të saj. Ledhi ndjek një linjë të valëzuar, vazhdon gjatë gjithë gjatësisë dhe është ndërtuar me gurë të vegjël dhe mesatarë të hedhur pa rregull. Vende-vende midis shkëmbinjve janë hedhur gurë për të plotësuar boshllëqet, ndërsa hyrja formohet nga faqja e një shkëmbi dhe skaji i ledhit. Qafa, që lidh këtë kodër me kodrat fqinje në anën veriore, mbyllet në anën e kalueshme më lehtë nga një mur i drejtë me gjatësi 90 m, i ndërtuar me një teknikë më të përparuar. Muri ka një gjerësi prej 2.70 m, përbëhet nga dy faqe të ndërtuara me gurë të papunuar, pa ndonjë mjet lidhës dhe prej brendësisë që mbushet me gurë më të vegjël. Ky mur i përket një periudhe të dytë ndërtimi. Kështjella e Marshejt është i vetmi fortifikim, ku shfaqen të dalluara qartë dy teknika prehistorike: ajo me ledhe dhe ajo me mure guri, dhe ku ruhet thuajse i plotë një fortifikim i tipit të parë. Teknika dhe ekzistenca e dy periudhave të ndërtimit të çon në përfundimin se fortifikimi me ledhe duhet t'i përkasë periudhës së bronzit.[1]

Kalanë e Marshejt e ka përshkruar i pari arkeologu austriak Camillo Praschniker. Ai nuk e kishte dalluar fortifikimin me ledhe, dhe përveç murit që mbyllte qafën, ai supozoi edhe një mur që bllokonte anën e kundërt të kësaj qafe, i cili kalonte mbi dy majat e kodrave që e krijojnë atë derisa bashkohej me murin e pënmendur nga Karaiskaj.[1][3]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Gjerak Karaiskaj (1981). Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipe. Shtëpia Botuese "8 Nëntori. ff. 10–13. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I SHKODRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Marrë më 10 qershor 2017.
  3. ^ Camillo PRASCHNIKER (and SCHOBER (Arnold)) (1919). Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro. f. 89. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)