Kalaja venedikase e Akropolit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kalaja venedikase e Akropolit është një kështjellë në Gadishullin e Butrintit. Kalaja ndodhet buzë [[Kanali i Vivarit|Kanalit të Vivarit dhe afër Kalasë fqinje trekëndore venedikase dhe Parkut Kombëtar të Butrintit.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1386 venedikasit bleu tokën përreth Butrintit nga anzhuinët. Kalaja u ndërtua menjëherë pas blerjes së tokës në shekullin e 14-të. Kalaja u ndërtua në pikën më të lartë të Gadishullit ku edhe ishte më e lehtë për t'u mbrojtur. Në vitin 1572, kur kishin ndodhur luftërat midis Republikës së Venedikut dhe osmanëve, kjo kala venedikase e Akropolit mbeti e braktisur. Kjo çoi në krijimin e Kështjellës Trekëndore Veneciane, e cila u ndërtua në shekullin e 15-të, e cila ishte përtej Kanalit të Vivarit nga Kalaja venedikase e Akropolit tashmë e braktisur. Kalaja trekëndore veneciane u krijua për një vendbanim zëvendësues pas braktisjes së Kalasë veneciane të Akropolit. Kalaja kishte kurthe peshkimi për të mbrojtur burimin shumë të rëndësishëm të ushqimit dhe të ardhurave për vendbanimin e ri të Kalasë trekëndore veneciane. Kalaja dhe toka hynë nën sovranitetin francez në vitin 1797. Në vitin 1799 Ali Pashë Tepelena e pushtoi atë dhe kështu iu bashkua Perandorisë Osmane deri në Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Kalaja e sotme u restaurua nga Luigi Maria Ugolini në vitin 1936 si dhe u rindërtua disa herë. Tani ajo është selia e një muzeu lokal. [1] [2] [3]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Venetian Castle" (në anglisht). 2021.
  2. ^ "Butrint's Venetian Castle" (në anglisht). 2019.
  3. ^ "Butrinto (Butrint)" (në anglisht). 2022.