Jump to content

Kalldrëmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalldrëmi shqiptar

Kalldrëmi (turqisht: Arnavut kaldırımı) është një lloj shtrimi rruge a oborri, pavarësisht kallëpit, me gurë të njëfarë madhësie përdorur për këmbësorë apo makina.

Kush ushtron zejen e ndërtimeve të rrugëve kalldrëm quhet kalldrëmxhi.

E përmendur edhe në Kamus-in turk të Sami Frashërit, fjala ka zanafillë turke, por ka pretendime që ta ketë prejardhjen nga greqishtja "καλός δρομός" (rrugë e mirë). Sipas Tahir Kolgjinit, fjalorët etimologjikë turq e sjellin me prejardhje nga dialekti turk i Kazanit.[1]

Në viset shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në trojet shqiptare me kubëza janë shtruar Qafa e Pazarit në Gjirokastër, Pazari i Vjetër dhe rrugica të shumta në Korçë, Çarshia e Madhe në Gjakovë, Shatërvani në Prizren, tregu i vjetër në Prishtinë, etj. Me kalldrëm ka rrugë të shtruara në Berat, Gjirokastër, Krujë, Shkodër, Prizren etj.

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 485. Kalldrëm-i, Kalldrëmxhí-u {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)