Kalldrëmi
Kalldrëmi (turqisht: Arnavut kaldırımı) është një lloj shtrimi rruge a oborri, pavarësisht kallëpit, me gurë të njëfarë madhësie përdorur për këmbësorë apo makina.
Kush ushtron zejen e ndërtimeve të rrugëve kalldrëm quhet kalldrëmxhi.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E përmendur edhe në Kamus-in turk të Sami Frashërit, fjala ka zanafillë turke, por ka pretendime që ta ketë prejardhjen nga greqishtja "καλός δρομός" (rrugë e mirë). Sipas Tahir Kolgjinit, fjalorët etimologjikë turq e sjellin me prejardhje nga dialekti turk i Kazanit.[1]
Në viset shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në trojet shqiptare me kubëza janë shtruar Qafa e Pazarit në Gjirokastër, Pazari i Vjetër dhe rrugica të shumta në Korçë, Çarshia e Madhe në Gjakovë, Shatërvani në Prizren, tregu i vjetër në Prishtinë, etj. Me kalldrëm ka rrugë të shtruara në Berat, Gjirokastër, Krujë, Shkodër, Prizren etj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 485.
Kalldrëm-i, Kalldrëmxhí-u
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)