Kanarina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kanarina
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
Nënlloji:
S. c. domestica
Emri binomial
Serinus canaria domestica
(Linnaeus, 1758)

Kanarina është zog këngëtar sa trumcaku, me trup të bukur e të shkathtë, me pupla në ngjyrë të verdhë të hapur, që mbahet në kafaz për zërin e tij të këndshëm[1].

Kanarinat janë shoqërore me njerëzit me karakter të mirë. Ato nuk sulmojnë fëmijët, vizitorët ose kafshë të tjera.

Larja është shumë e rëndësishme për kanarinat gjatë sezonit të riprodhimit dhe shtrirjes së vezëve. Kujdes, mos e lini që të ftohet. Thonjtë e tyre mund të priten, por procesi kryhet me mjaft kujdes, pasi nëse pritet një enë gjaku, zogu mund të ngordhë shpejt. Në petshop-e mund të gjenden prerëse thonjsh për zogj.

Sjellja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanarinat janë shoqërore me njerëzit me karakter të mirë. Ato nuk sulmojnë fëmijët, vizitorët ose kafshë të tjera. Gjithsesi, ato janë zogj të druajtur dhe nuk duhet të strehohen së bashku me papagaj ose zogj të tjerë, që mund të jenë më agresivë nga natyra. Vënia e dy kanarinave meshkuj në kafaz shkakton zënka, por nëse kafazi është shumë i madh, kanarinat mund të bashkohen edhe me kanarina të tjera ose trishtil.

Disa këshilla për trajnimin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse dëshironi ta trajnoni një kanarinë, rekomandohet që të blini një zog të vetëm. Mosha më e përshtatshme për të filluar mësimin është kur ato janë të vegjël. Kur ju nevojitet për të mbajtur kanarinën tuaj, vendosni pëllëmbën e dorës në kurrizin e tij dhe kaloni gishtat rreth zogut, ndërsa gishtin e madh dhe atë tregues në dy anët e kokës. Pickimet nga kanarinat janë të rralla, madje edhe kur ato tentojnë, pickimi i tyre është i parrezikshëm.

Një truk : Nëse kanarinat meshkuj ekspozohen ndaj tingujve që në rini, ata mund të mësojnë të kopjojnë disa prej tyre si, zilja e telefonit ose zilja e derës.

Kujdes: Të mësuarit dhe trajnimi i kanarinës kërkon shumë durim dhe qëndrueshmëri.

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980