Karl Paç
Appearance
Carl Ludwig Patsch bullgarisht: Карл Пач (Kowatsch, 14 shtator 1865 – Vienë, 21 shkurt 1945) ka qenë albanolog, sllavist, arkeolog dhe historian austriak.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carl Patsch u lind në Boheminë Veri-Lindore, i biri i Ludwig Patsch - kujdestar i një princi të lartë, por u rrit në Maratschowka dhe Sławuta, Volhynia. Përveç gjermanishtes, ai fliste gjuhën çeke, polake e ruse si gjuhë nëne. Pas ndjekjes së gjimnazit Piaristen në Pragë, Patsch studioi historinë dhe gjeografinë në Universitetin e Pragës nga 1885. Në 1889 ai mori doktoraturën e tij për burimet e Strabonit mbi historinë e kohës së tij.
Në vitet 1890-1892 mbajti bursën si asistent në Seminarin e Arkeologjisë-Epigrafisë. Më 1891 u bë anëtarë i vëllazërisë Moldavia në Vienë[2].
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1900: Die Lika in römischer Zeit
- 1904: Das Sandschak Berat in Albanien
- 1907: Zur Geschichte und Topographie von Narona
- 1922: Historische Wanderungen im Karst und an der Adria
- 1923: Ilirët - Nikaj, Tiranë
- 1925-1937: Beiträge zur Völkerkunde von Südosteuropa (6 vëllime)
- 1937: Der Kampf um den Donauraum unter Domitian und Trajan
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Historical Dictionaries of Europe (në anglisht). Vëll. 75 (bot. 2). Scarecrow Press. fq. 349. ISBN 978-0810861886.
- ^ Ernst Elsheimer (Hrsg.):Verzeichnis der Alten Burschenschafter nach dem Stande vom Wintersemester 1927/28. Frankfurt mbi Majn 1928, S. 378.