Kastriot Berishaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kastriot Berishaj
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar
16 korrik 2016 – aktiv
Të dhënat personale
Lindi më: 19 shkurt 1984
Lindi në: Drenas, Kosovë
Kombësia: Shqipëria e Bashkuar
Profesioni: Politikan, Analist
Partia politike: Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Kastriot Berishaj (Drenas, 19 shkurt 1984)[1] është kryetar i një lëvizje të re mbarëkombëtare shqiptare Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit Platforma për Shqipëri të Bashkuar. Themelues i portalit Informativ Shqipëria e Bashkuar (www.shqiperiaebashkuar.al).

Biografia[redakto | përpunoni burim]

U lind në Drenas i quajtur Tahir Veliu, me prejardhje nga Polaci, Skënderaj; është udhëheqës i lëvizjes së vetme kombëtare që vepron në të gjitha trojet shqiptare. Më 16 korrik të vitit 2016[2] është zgjedhur kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, në Kuvendin Themelues të kësaj force të re kombëtare. Përshkak të aktivitetit të tij kombëtar është shpallur person i padëshiruar ("non grata") nga Serbia7 gusht të vitit 2016[3], po ashtu edhe nga Greqia është shpallur person i padëshiruar më 13 gusht të vitit 2016[4][5]. Tahir Veliu është arrestuar nga autoritetet greke dhe më pas është dëbuar në pikën kufitare të Kakavijës, të cilat e kanë cilësuar si element që përbëjnë rrezik kombëtar për shtetin grek.[6]

Prillin e 2018 deklaroi se ndryshoi emrin e tij nga Tahir Veliu në Kastriot Berishaj.[7]

Tituj të veprave[redakto | përpunoni burim]

Lidhjet të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Thënie[redakto | përpunoni burim]

  • Nëse një kombi i mohohet e drejta për të votuar me laps, atëherë ata janë të detyruar të vendosin fatin e tyre me armë.[8] - Tahir Veliu
  • Shqipëria e Bashkuar do të bëhet, besa besë do të bëhet, përndryshe do të zhbëhemi ne.[8] - Tahir Veliu
  • Ai që nuk bënë gjithçka dhe nuk jep gjithçka për ta bashkuar Shqipërinë; ai i ka mohuar gjithçka vetvetës dhe familjes.[8] - Tahir Veliu
  • Vija kombëtare për realizimin e Shqipërisë së Bashkuar, nuk lejon gjysëm apo çerek atdhetarizmi! Në çështjen kombëtare, o je 100% për Shqipëri të Bashkuar, o s’je shqiptar fare![8] - Tahir Veliu
  • Mund të falen një vargë gabimesh, por një është i pafalshëm; shkelja e betimit të dëshmorëve për çlirim dhe ribashkim kombëtar.”[8] - Tahir Veliu
  • Të jesh shqiptar do të thotë të jesh vetëm për Shqipëri të Bashkuar. Shumë thjeshtë, ose je për Shqipëri të Bashkuar ose nuk je shqiptar. Le te zgjedhim këtë rrugë të gjithë së bashku, që ta kemi më të lehtë jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar.”[8] - Tahir Veliu
  • Shqipëria e Bashkuar do të bëhet, duan apo nuk duan armiqtë tanë.”[8] - Tahir Veliu
  • "Mos i shpallni luftë askujtë, pa e fituar betejën ndaj vetvetës." - Tahir Veliu

Burimi i të dhënave[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Gazeta Intervista e Emigrantit, 21 shkurt 2004
  2. ^ "Zyrtarizohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar". Agjencia e Lajmeve KosovaPress. 16 korrik 2016. 
  3. ^ "Policia serbe shpall person non grata kryetarin e LSHB z. Tahir Veliu". Gazeta Bota Sot. 7 gusht 2016. 
  4. ^ "Greqia shpall 'non grata' nacionalistin kosovar, do mbante tubim në Janinë". Gazeta Shqiptarja. 13 gusht 2016.  line feed character është te |title= në vend të 40 (ndihmë)
  5. ^ "Do të prezantonte në Janinë "Shqipërinë e Madhe", i ndalohet hyrja". Gazeta Tirana Observer. 14 gusht 2016. 
  6. ^ "Marin Mema e Tahir Veliu: Dy shqiptarët e shpallur "non grata" nga Greqia". Iliria News Agency. 5 nëntor 2016. 
  7. ^ "Tahir Veliu heq emrin e imponuar turk, tash e tutje quhet Kastriot Berishaj". Shqipëria - Një Komb. 5 prill 2018. 
  8. ^ a b c d e f g Tahir Veliu, Platforma për Shqipëri të Bashkuar, Tiranë, 2016, ISBN 978-0-9948098-0-3