Jump to content

Kazallveqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kazallveq
Komunë
Popullsia
 • Gjithsej1.978
Faqja zyrtarewww.comune.casalvecchiodipuglia.fg.it
Vendodhja e Komunës së Kazallveqit në Provincën e Foxhias

Kazallveq, (Italisht: Casalvecchio di Puglia) është një fshat dhe komunë në Provincën e Foxhias të rajonit të PuliasItali i cili është i banuar me arbëreshë.

Kazallveqi ndodhet në një kodër në malet Daun, rreth 465 metra mbi nivelin e detit, në një pozicion të barazlarguar nga komunat e Kazalnuovo Monterotaro dhe Kastelnuovo della Daunia. U popullua midis shekullit të XV dhe XVI nga shqiptarët që erdhën në Itali të dërguar nga Gjergj Kastrioti, për të luftuar së bashku me Ferdinandin I të Aragonës kundër Xhovanit të Anzhuinëve, pretendues i Mbretërisë së Napolit. Në 1552 Mëkëmbësi i Napolit, Kardinal Granvela, urdhëroi djegien e të gjitha shtëpive të shpërndara, duke përfshirë edhe Kazallveqin, dhe banorët u detyruan të marrin strehim në territorin e rrethuar me mur të Kasteluçios së Skllevërve (sot Castelnuovo della Daunia). Në 1571 shqiptarët kishin njohur autonominë e tyre. Në 1574 ata rindërtuan fermën e vjetër dhe u kthyen në të. Që atëherë, ferma e humbi emrin Ferma e Shqiptarëve (Casalvechio degli Albanezi) dhe mori emrin ligjor që ka edhe sot. Në 1595 Kazallveqi kishte 30 familje, në 1648 63 familje, në vitin 1669 82 familje, me mesatarisht 5 banorë për familje. Deri në gjysmën e parë të 1600, Mesha e Shenjtë festohej sipas ritit bizantin, por në raportet e vitit 1683 të frat Mattiellit banorët e Kazallveqit nuk kishin priftërinj vendas dhe kishin përshtatur ritin latin.