Jump to content

Ruhollah Homeini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Khomenei)
Ruhollah Homeini

Ajatollah Sejjid Ruhullah Musavi Homeini (Persisht: سید روح‌الله خمینی) (22 shtator 1902 - 3 qershor 1989), lideri shpirtëror i Revolucionit Islamik i Iranit. Homeini i dha fund qeverisjes së Muhammed Riza Pehlevi dhe formoi Republikën Islamike. Për 10 vjet ai ishte prijësi kryesor i politikës dhe shkollës shiite në Iran.

Babai i Humeinit vdiq kur Homeini ishte vetëm 5 mujor. Në moshën 15 vjeçare vdiqën edhe nëna dhe halla e tij që e kishin kujdesur për Homeinin dhe Homeini më ishte e vetmuar. U edukua në shkolla të ndryshme Islamike, dhe në vitin 1992 u vendos në qytetin e Kum'it. Në vitin 1930 në shenjë përkujtimi për vendlindjen e tij, e mori mbiemrin Homeini[1]. Në vitin 1929 Betul Sakafi u martua me Homeinin. Kur u martua Humeini kishte 27 vjet ndërsa Sakafi Humeini 11 vjet. Kishin shtatë fëmijë, prej tyre dy vdiqën.[1]

Veprimet Politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me pretendimin e pastërtisë së Islamit, me qëndrim kundër perëndimorëve, me qëndrimin kundër Pehleviut ai fillo të fitonte simpatizuez në Iran. Në vitin 1950 e mori titullin Ajetullah, dhe në fillim të viteve 60'ta e mori titullin e "Ajatollahut të Madhë" dhe arriti në pikën kulmore të Hierarkisë Shiite në Iran.

Homeini u arrestua në vitin 1963 për shkak të qëndrimit të tij opozitar për qështjen e reformës tokësore të Shah'ut, ku parashihej të konfiskohen pronat e Organizatave Fetare, dhe për drejtat shtesë të grave. Pas arrestimit të tij filluan lëvizjet anti-shtetërore. Homeini mbeti një vit në burgim, dhe më pastaj u shpërngul në mërgim më 4 nëntor 1964.[1]

Një kohë të shkurtër mbeti në BursaTurqi. Më vonë kaloi në qytetin e shenjtë thë shiitëve në NexhefIrakut. Thirrjet për rrëzimin e Shahut dhe krijimin e një shteti Islamik vazdhoi nga Iraku. Me rritjen e pakënaqësisë ndaj Shahut në mes të viteve të 70'ta në Iran filloi të rritej influenca e Homeinit. Me kërkesën e Saddam Huseinit që të largohej nga Iraku, më 6 tetor 1978 shkoi në FrancëParis. Atje filloi një propagandë për rrëzimin e Shahut dhe për krijimin e një shteti Islamik. Mesazhet e Homeinit arriti në një masë të madhe në Iran. Me rritjen e protestave dhe grevave, pakënaqësia në Iran u shpërnda në tërë vendin. Duke e parë situatën Shahu Pehlevi më 16 janar 1979 u largua nga Irani.

Revolucioni Islamik i Iranit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1 shkurt 1979 u kthye në Iran dhe u prit në një mënyrë madhështore. Homeini u zgjedh lideri religjioz i Revolucionit, dhe pas 4 dite ai caktoi një qeveri, dhe më 1 mars 1979 prap u vendos në Kum. Me Referandumin Kushtetues u vendos të formohet Republika Islamike e Iranit, dhe Homeini u zgjodh si lideri politikor dhe religjioz i përjetshëm.

Homeini ishte serioz për krijimin e një Irani Shtet Islamik Teokratik. Përcaktimin e politikave shtetërore u morën sipër nga Imamët e vendit. Ndërsa Homeini luante rolin e arbitrit ndërmjet grupeve revolucionaliste, dhe në raste ku duhej të përdorte peshën e tij, ai ishte vendimmarrës. Regjimi i Homeinit hapën e parë e bëri duke u hakkmarrur nga opozitarët. Anëtarët e grupeve opozitare u arrestuan dhe u vritën sistematikisht. Mbulesa për flokët e grave u bë i detyrueshëm, muzika perëndimore dhe alkooli u ndalua, dhe u ekzekutuan dënimet në bazë të Sheriatit (ligji Islam). Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin e quajti Shejtan dhe i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me këto dy shtete[2]. Irani ende nuk e njeh shtetin e Izraelin, por e emërton si Regjim Sionist.

Një grup militant më 4 nëntor 1979 në Tehran hyrën në Ambasadën Amerikane, dhe e murën peng 66 punëtorë të Ambasadës të shtetësisë Amerikane. Me sulmin e Sadam Huseinit në Iran filloi lufta Irako-Iraniane. Gjatë luftës Irako-Iraniane Homeini ishte refuzues për një zgjidhje paqësore deri në vitin 1988. Krahas dobësimit të ekonomisë së Iranit gjatë luftës, dhe josuksesi për të korrur fitore në luftë, Homeini deri në vdekje ishte një figurë karizmatike në popullatën shiite.

  1. ^ a b c http://tr.wikipedia.org/wiki/Ruhullah_Humeyni
  2. ^ "Humeyni kimdir? - Yenidendogus". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2010. Marrë më 6 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)