Jump to content

Kiço Blushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kiço blushi)

Kristaq Blushi, i njohur më shumë si Kiço Blushi ( 23 gusht 1943 - 8 shkurt 2019), ishte skenarist dhe prozator shqiptar.[1] Ai njihet më së miri si autori i librit "Beni ecën vetë", që më vonë u përshtat në film.

Kiço Blushi është i ati i deputetit Ben Blushi.

Blushi u lind në Korçë më 23 gusht të vitit 1943, i biri i Stavrit dhe Gliqerisë.

Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion "Shqipëria e Re". Skenari i tij i parë ishte ai i filmit Çifti i lumtur në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit Beni ecën vetë në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, u largua nga politika aktive. Që atëherë, ishte Kryetar i Bordit Drejtues të Qëndrës Kombëtare të Kulturës. U nda nga jeta më 8 shkurt 2019.

  1. ^ Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e letërsisë shqiptare [History of Albanian Literature]. Përkthyer nga Myftiu, Abdurrahim. Pejë: Dukagjini. fq. 286.