Kisha e Shën Premtes (Çetë)
Kisha e Shën Premtes (Çetë) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Çetë, Rrethi i Kavajës, Shqipëri |
Koordinatat | 41°11′58″N 19°34′28″E / 41.199369°N 19.574444°E |
Ndërtuar | Shekulli XIII[1] |
Stili arkitekturor | Gotiko-Romake |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | Mnistria e Arsimit dhe Kulturës/ 1886/10.06.1973 |
Kisha e Shën Premtes është një monument i trashëgimisë kulturore në Çetë, Rrethi i Kavajës, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër 1886 më 10.06.1973.[2]
Historia dhe përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e XIII dhe është e vetmja kishë me arkitekturë gotiko-romake e mbetur në territorin e Shqiperisë. Ajo u ndërtua si kishë katolike, e urdhërit benedektin, në periudhën e Regnus Albaniae. Në këtë kohë dokumentohet që të jenë ndërtuar disa kisha të tilla katolike, si në Shqipërinë e Mesme ashtu edhe në atë të Veriut. Më vonë, në vitin 1691, kisha u bë ortodokse, dhe u pikturuar me ikona nga brenda. Vëllezërit Zografi pikturuan të katër muret rrethues, por shumë prej ikonave u shkatërruan nga një zjarr që ra në vitet kur kisha ishte lënë në harresë si rrjedhojë e shpalljes së Shqipërisë si vend ateist. 16 ikona i përkasin Kostandin Shpatarakut, në mes të të cilave edhe ikonostasi, që ndante naosin nga altari, po që tashmë është zhdukur.[1]
Kisha përbëhet nga altari, narteksi dhe naosi. Dyshemeja ka një figurë dielli (në formë rrethi), gjë që është interesante, pasi kulti i diellit është prekristian. Sipas gojëdhënave lokale, ishin tre kalorës që po kalonin në rrugën Egnatia (e cila ndodhet afër kishës), të cilët po shkonin nga Roma për në Kostandinopojë, të cilët e ndërtuan kishën. Ata ishin nisur për të çliruar Jeruzalemin dhe varrin e Krishtit në një Kryqëzatë. Mbasi kaluan natën në fshatin Çetë, në mëngjes që të tre i thanë njëri-tjetrit që kishin parë të njëjtën ëndërr: Shenjtorët u kishin thënë që të mos vazhdonin rrugën pa ndërtuar një kishë në fshatin Çetë, pasi vendi i mirë dhe besimi në Krisht do u shërbenin njerëzve të zonës. Një tjetër legjendë lokale, e cila i ngjan historisë së Shën Premtes është kështu: Një vajze e re, që jetonte në Çetë, dhe e cila kishte vendosur të mos martohej kurrë, i kërkoi të atit që t'i ndërtonte një kishë ku të kalonte jetën duke iu lutur Perëndisë dhe duke ndihmuar njerëzit që kishin nevojë. Kur kisha u ndërtua dhe ajo donte të ndizte qirinjte, ata ndizeshin vetë.[1]
Shkatërrimet e shumta të objekteve fetare të vitit 1967 e kursyen kishën e Shën Premtes së Çetës, e cila u mbrojt nga banorët lokale, të cilët, edhe pse më së shumti myslymanë, nuk deshën në asnjë mënyrë që kisha të prishej.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Gjika, Ilirian (26 nëntor 2011). ""Shen e Premte": Kisha qe i rezistoi kohes se komunizmit". Panorama. Marrë më 24 shkurt 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 dhjetor 2017. Marrë më 26 janar 2016.