Jump to content

Mbingarkimi i trafikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kolona e trafikut)
Një bllokim trafiku në Stamboll dhe një mundësi për dy shitës gjevrekesh për t'u shitur ushqim shoferëve.

Mbingarkimi apo bllokimi i trafikut është një gjendje në transport që karakterizohet nga shpejtësi më të ngadalta, kohë më të gjata udhëtimi dhe rritje të radhës së automjeteve. Bllokimi i trafikut në rrjetet rrugore urbane është rritur ndjeshëm që nga vitet 1950.[1] Kur kërkesa për trafik është mjaft e madhe sa që ndërveprimi ndërmjet automjeteve të ngadalësojë rrjedhën e trafikut, kjo rezulton në bllokim. Ndërsa bllokimi është një mundësi për çdo mënyrë transporti, ky artikull do të fokusohet në bllokimin e automobilave në rrugët publike.

Ndërsa kërkesa i afrohet kapacitetit të një rruge (ose të kryqëzimeve përgjatë rrugës), fillon bllokimi ekstrem i trafikut.[2][3] Kur automjetet ndalohen plotësisht për periudha kohore, kjo njihet si bllokim trafiku.[4][5][6]

Drejtuesit e mjeteve mund të frustrohen dhe të përfshihen në tërbim rrugor. Drejtuesit e mjeteve dhe departamentet e planifikimit të rrugëve të fokusuara tek shoferi zakonisht propozojnë të lehtësojnë bllokimet duke shtuar një korsi tjetër në rrugë. Kjo është e paefektshme: rritja e kapacitetit të rrugës shkakton më shumë kërkesë për vozitje.

Matematikisht, trafiku modelohet si një rrjedhë përmes një pike fikse në itinerar, në mënyrë analoge me dinamikën fluide.

  1. ^ Caves, R. W. (2004). Encyclopedia of the City. Routledge. fq. 141. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Treiber, Martin; Kesting, Arne (11 tetor 2012). Traffic Flow Dynamics: Data, Models and Simulation (në anglisht). Springer Science & Business Media. ISBN 978-3-642-32459-8. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2021. Marrë më 29 tetor 2020.
  3. ^ May, Adolf Darlington (1990). Traffic Flow Fundamentals (në anglisht). Prentice Hall. ISBN 9780139260728. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2021. Marrë më 29 tetor 2020.
  4. ^ Hotelier & Caterer: Official Magazine of FEDHASA (në anglisht). Ramsay Son & Parker. korrik 1993. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2021. Marrë më 29 tetor 2020.
  5. ^ Eve: The Essence of Africa's New Woman (në anglisht). Oakland Media Services Limited. 2004. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2021. Marrë më 29 tetor 2020.
  6. ^ "TAILBACK". Cambridge Dictionary. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)